Riformatimi i qeverise opozita kunder Papandreut

Ndërsa pritet që kryeministri grek të paraqesë ndryshimet e propozuara në kabinetin e tij qeveritar me të cilin do kërkojë votën e mirëbesimit në parlament zyrtarë të partive opozitare kanë kërkuar dorëheqjen e Papandreut, si parakusht për çfarëdo marrëveshje koalicioni.
Sipas njoftimeve të mediave greke, bisedimet e Papandreut me opozitën konservatore për krijimin e një koalicioni të madh, dështuan. Konservatorët kanë kërkuar që programi i kursimeve, për të cilin është rënë dakord me BE dhe FMN, të diskutohet edhe një herë. Më kot, Papandreu kërkoi të fitojë përkrahje për shkurtimet e reja buxhetore të kërkuara nga BE-ja dhe FMN-ja.
Ndryshimin e kabinetit që shënon një hap prapa për kryeministrin socialist, Papandreu e propozoi pasi nuk pati mbështetje në parlament për planin e ri të taksave, shkurtimin e shpenzimeve dhe shitjen e pronave që i takojnë shtetit, për të fituar të drejtën e përfitimit të fondeve nga BE-ja dhe FMN-ja. Masat e reja duhet të marrin aprovimin e parlamentit para fundit të këtij muaji.
Ditën e diel parlamenti do t'i japë votëbesimin, njoftoi politikani socialist nëpërmjet televizionit shtetëror. Ditën e mërkurë një grevë e përgjithshme kundër politikës së kursimeve paralizoi pjesërisht jetën publike në Greqi. Dhjetëra mijëra njerëz dolën nëpër rrugë. Në Athinë pati përleshje me policinë. Ndërkohë vendet e zonës së euros diskutojnë për një paketë të dytë ndihme për Greqinë. Në vitin 2010 BE dhe FMN vendosën në dispozicion të Greqisë 110 miliardë euro.
Delina Bitraku