E Diel, 1 Nëntor 2026

AKKP Kompensimi financiar i pronave tani edhe disa here brenda 1 viti

Brenda vitit 2011, pritet të vihet në punë plan-veprimi i ri për kthimin dhe kompensimin e pronave.

Një strategji e tillë, e cila është miratuar tashme me vendim të Këshillit të Ministrave, do të bëjë të mundur kompensimin financiar të ish-pronarëve në çdo kohë, madje edhe disa herë brenda një viti.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Elvis Cefa, theksoi në një intervistë për “ABC News” se rëndësia e këtij plan-veprimi është mundësia për të patur një afat kohor për mbylljen e procesit kompensues.

“Plan-veprimi hyn në fuqi që këtë vit, që domethënë pjese e tij do të jetë çdo vendim që merret këtë vit, në lidhje me kompensimin e pronave, sikurse është regjistri dixhital, e të tjerat ne vazhdim.

Ne do të kryejmë kompensim sa herë që të kemi një fond, pa pasur nevojë të presim vendime të përvitshme të Këshillit tëMinistrave”, tha ai.

Përsa i përket kompensimit financiar të këtij viti, Cefa konfirmoi se kërkesat nga ana e subjekteve ka qenë të larta dhe duke konsideruar dosjet e deritanishme, numri i përfituesit mund të shkojë deri në 200.

Në lidhje me kompensimin fizik, kreu i AKKP-së theksoi se do të duhen të paktën 3 vjet të tjera për të qartësuar fondin përfundimtar fizik, që do të shkojë për kompensim.

Plan-veprimi i ri i qeverisë për kthimin dhe kompensimin e pronave do të nisë të implementohet brenda këtij viti, ndërsa që nga janari i vitit 2013 kjo praktikë e re do të ekzekutohet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›