Reformat ne hekurudha Banka Boterore Ballkani ka shume nevoje

“Koha që merr udhëtimi nga Lubjana për në Stamboll mund të përgjysmohet, me jo pak, por 25 orë, nëse në sektorin hekurudhor kryhen reformat aq shumë të nevojshme, thuhet në raportin e fundit të Bankës Botërore.
Jo rastësisht, raporti me këtë tematikë është titulluar “Reforma hekurudhore në Evropën Juglindore dhe Turqi: në rrugën e duhur?” dhe është publikuar një ditë më parë në Bruksel.
“Një test i kryer me linjën ekspres Bosfor-Evropë” në vitin 2009 tregoi se një tren me kontenierë i nisur nga Sllovenia mund të arrijë në Turqi brenda 35 orëve, ndërsa normalisht kërkon mbi 60 orë,” tha Carolina Monsalve, ekonomiste për Transportin pranë Bankës Botërore dhe autore e raportit.
Sipas citimeve të saj, sa më i lartë të jetë rendimenti i sektorit hekurudhor, aq më e gjerë do jetë gama e tregjeve në të cilat mund të konkurrojnë me sukses shoqëritë hekurudhore në rajon.
Në raport, theksohet se ka tri arsye kryesore për forcimin e reformave në sektorin hekurudhor.
Së pari, për të siguruar respektimin e kërkesave të direktivave përkatëse të BE-së.
Së dyti, vendet mund të fillojnë të marrin përfitimet e parashikuara, nga miratimi i këtij kuadri institucional.
Së treti, kur të futet konkurrenca, operatorët shtetërorë të hekurudhave të jenë në gjendje të konkurrojnë me operatorët e rinj dhe të mos kenë nevojë për nivele më të larta mbështetjeje nga shteti.
Me përjashtim të Bullgarisë dhe Rumanisë, të cilat janë anëtarësuar tashmë në BE dhe që kanë ecur më përpara me reformat në këtë sektor, të gjitha vendet e tjera që mbulon ky raport aspirojnë të anëtarësohen në BE.
Për vendet kandidate, si Kroacia, Turqia apo Maqedonia, ekziston një nevojë e ngutshme për të respektuar direktivat e BE-së.
Vendet që mund të bëhen vende kandidate, si Serbia dhe Shqipëria, kanë më shumë kohë në dispozicion, të cilat duhet të nisin tani këto reforma.
Krahas përmirësimit të mundësive për t’u pranuar në BE, këto vende do të kenë edhe shumë përfitime ekonomike nga miratimi i këtij kuadri institucional të vendosur nga Bashkimi Europian.