CEZ-i nuk kontrollon më matësit
15/06/2011 Nga 1 korriku ky shërbim në kompetencë të Drejtorisë së Metrologjisë
Gati edhe rregullorja për lidhjet e reja të energjisë elektrike
Muajin e ardhshëm kontrolli i matësve të energjisë elektrike nuk do të bëhet më nga “CEZ shpërndarje”. Do të jetë Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë që prej 1 korrikut të këtij viti do të menaxhojë këtë shërbim. Meqenëse furnizuesi i energjisë tanimë është privat, ky shërbim nuk mund të lihet në dorë të të njëjtin operator. Drejtori juridik në Entin Rregullator të Energjisë, Eduard Elezi, shprehet se ky është konflikt interesi dhe është rënë dakord me palët në një takim të posaçëm, që kontrolli i matësve t’i hiqet kompanisë “CEZ Shpërndarje”. Sipas Elezit, e drejta e kontrollit i kalon si kompetencë DPM-së, e cila nga ana e saj do të licencojë subjekte private apo publike për të kryer këtë shërbim.
Kontrata e kontrollit
Nga data 1 korrik Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë do të vendosë se kush do të kryejë kontrollin e matësve të energjisë elektrike. ERE ka përgatitur kontratën për ofrimin e këtij shërbimi, sipas së cilës Drejtoria e Metrologjisë do të verifikojë saktësinë e aparateve matës të energjisë dhe do të bëjë kolaudimin e tyre, në momentin e vendosjes për herë të parë në treg ose para instalimit për herë të parë tek konsumatori. Gjithashtu, do të bëjë edhe bllokimin e matësve të energjisë që konstatohen të dëmtuar apo që nuk punojnë në përputhje me kërkesat teknike të përcaktuara ne Kodin e Matjes. Kështu, në të njëjtën kohë do të nisë edhe krijimi i hartave gjeografike zonale sipas të dhënave të aparateve matës të energjisë dhe abonentëve dhe unifikimi i hartave zonale të shpërndarjes së matësve të energjisë në shkallë kombëtare. Të dhënat do të ruhen për të gjithë sistemin e matjes, datat dhe rezultatet e çdo testi, apo rregullimet për 10 vjet për çdo pikë matjeje. Mënyra e pagesës së operatorit të ri që do të realizojë shërbimin do të përcaktohen në një udhëzim të përbashkët të ministrit të Financave e të ministrit të Ekonomisë.
Ndryshimet ligjore
Sipas drejtorit juridik në Entit Rregullator të Energjisë, Eduard Elezi, do të ndryshojë gjithashtu edhe udhëzimi mbi lidhjet e reja mes kompanisë shpërndarëse dhe konsumatorëve. Ai shprehet se, udhëzimi i vitit 2001 nuk parashikon lidhjet me linjë kabllore, por vetëm me linjë ajrore. Jo më shumë se 2 muaj do të jetë periudha e përgjigjes për konsumatorët që duan të lidhin energjinë në shtëpinë apo biznesin e tyre, apo të modifikojnë lidhjen ekzistuese. Enti Rregullator i Energjisë ka publikuar për diskutim në pritje të miratimit të rregullores për lidhjet e reja në sistemin e shpërndarjes, si dhe marrëveshjen për lidhjet e reja që konsumatorët familjarë ose privatë do të bëjnë me “CEZ Shpërndarje”. Sipas Elezit, të gjitha këto ndryshime në legjislacion bëhen për të mbrojtur konsumatorin, pasi legjislacioni i mëparshëm nuk parashikonte një privatizim të operatorit shpërndarës. Me këto ndryshime pritet që t’i jepet një hov i ri marrëdhënieve mes kompanisë private të shpërndarjes së energjisë CEZ dhe konsumatorëve, si dhe lidhjeve të reja në rrjet, duke pasur parasysh se procedura aktuale është mjaft e komplikuar, si dhe ka një kohëzgjatje të madhe. Gjithashtu po diskutohet edhe forma e formularit të aplikimit për lidhjet e reja.