Dule: PBDNJ-ja do të qëndrojë në opozitë
08/09/2009 Vendimi i kryesisë
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka vendosur të qëndrojë në opozitë, por të mos mbajë qëndrime të njëjta me partinë kryesore të saj - Partinë Socialiste. Vendimet e marra nga kryesia e kësaj partie paraditen e djeshme janë bërë publike për publikun përmes medies nga kryetari i saj Vangjel Dule. Menjëherë pas mbledhjes së kryesisë ai deklaroi gjatë një konference për shtyp se PBDNJ-ja nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj në lidhje me qeverisjen. “Gjithsesi, mund t’ju them se nuk kemi pasur asnjë ofertë deri tani nga Kryeministri Berisha për pjesëmarrje në qeveri”, - theksoi Dule. Duke iu referuar ecurisë dhe rezultatit të procesit zgjedhor të zhvilluar më 28 qershor për zgjedhjet parlamentare, kreu i PBDNJ-së njoftoi se partia e tij do të kushtëzojë pjesëmarrjen e saj në proceset e ardhshme. “Ne do të kushtëzojmë pjesëmarrjen tonë në të gjitha zgjedhjet e radhës në Shqipëri, qoftë në ato parlamentare dhe ato vendore, derisa në Shqipëri të gjitha komisionet zgjedhore të mos jenë më thellësisht partiake dhe të garantohet një proces zgjedhor me standarde europiane, siç e meriton edhe një vend anëtar i NATO-s”, - nënvizoi Dule. Partia për të Drejtat e Njeriut hyri në zgjedhjet e 28 qershorit në koalicion me Partinë Socialiste, nga ku mundi të fitojë vetëm një mandat deputeti, të kryetarit të saj Vangjel Dule. Pjesëmarrja e PBDNJ-së në punimet e djeshme të Kuvendit të Shqipërisë u paralajmërua edhe nga sekretari i përgjithshëm i PBDNJ-së, Leonard Solis, i cili gjatë një prononcimi për mediet lidhur me këtë çështje deklaroi qartë dhe hapur se “PBDNJ-ja do të marrë pjesë në punimet e Kuvendit të Shqipërisë”.