E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri shuan familjen gjakovare

Policia: “Ishte harruar rezistenca ndezur, kur mberritem ishte teper vone”
Laureta Rryçi

Zjarri shuan nje familje ne kryeqytet. Mengjesi i djeshem ka sjelle tragjedine me te madhe ne familjen gjakovare, Gutaj. Harresa e nje rezistence ndezur u ka kushtuar jeten kater anetareve te familjes, nenes dhe tri vajzave. Ndersa ora shenonte dy e mengjesit, flaket kishin perpire te gjithe apartamentin ku jetonte me qira familja nga Gjakova. Ngjarja e rende ndodhi dje ne nje banese ne rrugen “Komuna e Parisit”, ne Tirane. Orari ka ndikuar qe jo vetem pjesetaret e familjes te mos e kuptonin gjemen qe po u ndodhte, por edhe komshinjte qe jane befasuar kur ne te gdhire kane vene re zjarrfikesit dhe policine prane pallatit te tyre. Ndihma e policise ka qene pa vlere pasi te katra femrat e familjes ishin asfiksuar. Nena, Sadete Gutaj, 30 vjeçe, si dhe tri vajzat, Djella 10 vjeçe, Hajria 3 vjeçe dhe Dafina 1 vjeçe, kishin bere valixhet gati per t’u nisur dje per ne vendlindjen e tyre per festat e fundvitit, mirepo fati u ka rezervuar nje te papritur shume te hidhur.
Ngjarja
Kater pjesetare te familjes Gutaj, nga Gjakova e Kosoves, humben jeten si pasoje e asfiksimit nga zjarri qe ra ne banesen e tyre. Ngjarja tragjike ndodhi rreth ores 02:00, kur salla operative e Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane mori informacion se ne rrugen “Komuna e Parisit”, ne afersi te Qendres Eleonore, ne papafingon e nje pallati 7-katesh ka rene zjarr ne banesen e shtetasit Haxhi Gutaj. Menjehere ne vendin e ngjarjes shkuan sherbimet zjarrfikese, sherbimet e Komisariatit te Policise Nr. 1 Tirane si dhe u formua grupi hetimor. Per pasoje jane gjendur te djegura brenda ne banese shtetesja Sadete Gudaj, 30 vjeçe, si dhe tri vajzat e saj, perkatesisht 1, 3 dhe 10 vjeçe. Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane beri te ditur dje se pas keqyrjes se vendit te ngjarjes u konkludua se shkak i renies se zjarrit ne banese ka qene energjia elektrike, pasi viktimat kane harruar ndezur nje rezistence per ngrohje. Fillimisht zjarri ka rere ne divane dhe me pas eshte perhapur me shpejtesi, ndersa viktimat jane asfiksuar nga tymi, duke sjelle kete fatkeqesi brenda nje familjeje.
Familja
Sipas fqinjeve, familja Gutaj jetonte prej kohesh ne nje apartament me qira. Kryefamiljari kishte arritur te punesohej ne Tirane ndersa e shoqja kujdesej per te trija vajzat. Komshinjte nuk dine te thone detaje per familjen duke qene se nuk kishin shume njohje, por gjithsesi shprehin keqardhjen e tyre per tragjedine qe ka ndodhur.

20 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›