Lodrat e rrezikshme, qeveria publikon “listen e zeze” para festave
Amerikania “Mattel” thote se lodrat jane prodhuar nga nje kompani e kontraktuar ne Kine. Plumbi eshte lende toksike dhe mund te shkaktoje çrregullime ne gjak dhe ne tru te femijet
Ervin Koçi
Femijet shqiptare duhet te kene kujdes tashme edhe nga gjerat me te dashura per ta, lodrat. Si te mos mjaftonin qindra mijera probleme ne jeten e perditshme, tani si femijet e vegjel ashtu dhe prinderit e tyre duhet qe me pare te informohen mire per lodren qe do te zgjedhin per festat e fundvitit. Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes ka paralajmeruar dje te gjithe qytetaret per rrezikun qe vjen nga nje pjese e lodrave te importit, kryesisht te atyre kineze. Permes nje komunikate per median, METE kerkoi qe tregtaret e pakices urgjentisht te largojne nga tregu te gjitha lodrat e rrezikshme, ndersa konsumatoret te mos blejne ne treg disa tipe lodrash te vertetuara qe permbajne elemente te rrezikshme per shendetin, kryesisht plumb. Ne pozicionin e mbrojtjes se konsumatorit per garancine e produkteve, METE informoi shitesit e pakices dhe te shumices, si dhe importuesit e disa lodrave nga Kina dhe Hong Kongu, qe te bejne kujdes pasi ato produkte paraqesin rrezik ne shendetin e konsumatorit.
Lodrat e rrezikshme
Gjiganti amerikan “Mattel” thote se lodrat jane prodhuar nga nje kompani e kontraktuar ne Kine. Plumbi eshte lende toksike dhe mund te shkaktoje çrregullime ne gjak dhe ne tru te femijet e vegjel. Kina eshte eksportuesja me e madhe ne bote e lodrave. Zyrtaret, atje, pas nje rezistence gati dymujore, kane pranuar rrezikshmerine e ketyre lodrave. Por kjo nuk mjafton per t’i qetesuar prinderit. Pas ketij kaosi te shkaktuar ne tregun e lodrave te femijeve ne Shtetet e Bashkuara, ne te gjithe boten kane filluar kontrollet mbi mallrat kineze, pasi mendohet se edhe firma te ndryshme europiane mund te kene kontraktuar me fabrikat qe kane prodhuar lodrat ne fjale. Perqindja e larte e substances se plumbit eshte konstatuar jo vetem ne bojen e ketyre lodrave, por sidomos edhe ne pjesezat magnetike, te cilat jane konstatuar me nje perqindje shume te larte plumbi, duke i kthyer ato ne mjete shume te demshme dhe te rrezikshme per femijet qe i perdorin.
Njoftimi i kompanise
Kompania "Fisher Price" ka kerkuar para disa kohesh terheqjen e disa lodrave te prodhuara prej saj, pasi kane permbajtje te larte plumbi. Njoftimet kane mberritur edhe nga tregu i BE-se, ne kuader te sistemit per kembimin e shpejte te informacioneve per produktet e rrezikshme te vendosura ne tregun e brendshem te ketyre vendeve. Nder keto lodra jane maska “holloween”, nga Hong Kongu, “ariu me pellush”, "lapsat tush", kukullat plastike "Barbi", dylbi loder nga Kina, etj. Keto lodra paraqesin rrezikshmeri te larte ndaj mbytjes, helmimit, shokut elektrik, demtimeve te ndryshme bakteriologjike, etj, pas testimeve ne laboratore te specializuar ne vende te ndryshme te BE-se. Ministria e Ekonomise beri te ditur se ka nisur puna koordinuese ne bashkepunim me Drejtorine e Pergjithshme te Doganave dhe me Inspektoratin Qendror Teknik per ndalimin e tregtimit te ketyre lodrave te rrezikshme ne tregjet e vendit.
Lista e lodrave te rrezikshme
1. Maskat “Holloween” (Hong Kong)
2. Kostume te gomuara me imitime kukullash (Kina)
3. Lapsa me ngjyra tush (Kina)
4. “Ariu me pellush” (Kina)
5. Kukulla plastike “Barby” (Kina)
6. Dylbi loder plastik (Kina)
7. Makina me telekomande elektrike (Kina)
20 Dhjetor 2007