E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKKP perpunon 43 dosje per kompensimin financiar

Zyra e Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ne Vlore perfundon procesin e perpunimit te 43 dosjeve te ish-pronareve qe kishin aplikuar per kompensimin financiar. Drejtori i kesaj zyre, Genci Panozaqi, tha dje per ATSH-ne se gjate ketij procesi u perpunua materiali i nevojshem per te gjitha dosjet. “Ato u plotesuan me hartat perkatese dhe vertetimin e gjendjes juridike te pronesise”, deklaroi Panozaqi. Sipas tij, per te realizuar ne kohe procedurat, u bashkepunua me Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, e cila tregoi gatishmerine e duhur per respektimin e afateve. “Ish-pronaret qe kane aplikuar prane Zyres Qendrore do te perfitojne nga fondi i akorduar nga qeveria per vitin 2007, per kompensimin financiar”, shtoi titullari.
Ne sistemin e informatizuar te Zyres Rajonale te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave jane hedhur rreth 6000 dosje, te cilat pasqyrojne veprimtarine e kesaj zyre. Permes informatizimit jane pershpejtuar procedurat dhe sherbimi ndaj qytetareve kryhet brenda nje kohe te shkurter. Vetem gjate vitit te fundit, prane kesaj zyre jane depozituar 449 kerkesa, nga te cilat 281 gjate muajit shtator. Dy muaj me pare, ne kete zyre perfundoi studimi per harten e vleres se trojeve per territorin e Bashkise se Vlores, nderkohe qe u mbyll dhe procesi i grumbullimit te dokumentacionit perkates per te gjithe qarkun, i cili i eshte percjelle Zyres Qendrore.
Prej krijimit te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, rreth nje vit me pare, jane mbyllur ose jane ne proces, 256 dosje. Per me se 220 prej tyre jane marre vendimet perkatese, ¼ e te cilave kane qene per pezullim per shkak te mungeses se informacioneve nga institucionet e treta. Nga ana tjeter, 50 per qind e territorit te Qarkut Vlore rezulton ende jashte sistemit te regjistrimit te pronesise. Kjo e ka veshtiresuar mjaft punen e specialisteve te Zyres Rajonale te Agjencise se Kthimit e Kompensimit te Pronave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›