E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vigjilja e mevetesise, perpjekjet e fundit ne OKB

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ben perpjekje ne Nju-Jork per te marre perkrahje nga shtete te medha per shkeputjen finale nga Serbia. Replika te ashpra me Rusine
Ne prag te pavaresise se Kosoves, autoritetet shqiptare te Tiranes, po bejne perpjekjet e fundit qe te bindin shtetet e botes per te njohur vendimin e shumepritur popullor. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, zhvilloi nje seri takimesh ne Nju-Jork te Shteteve te Bashkuara. Atje ajo u taku me perfaqesues te disa vendeve anetare te perhershem ne Keshillin e Sigurimit, si ambasadorin amerikan, Zalmay Khalilzad, ambasadorin e Kines, Wang Guangya, ambasadorin rus, Vitaly Curkin, zv.ambasadoren britanike, Karen Pierce. Qellimi i vetem i takimeve, ishte lobingu per Kosoven, me qellim qe keto shtete te jene aktive ne perkrahjen e pavaresise, qe Prishtina ka gjasa ta shpalle se shpejti.
Perfaqesuesi i Perhershem i SHBA-se prane OKB-se, ambasadori Khalilzad, i paraqiti Kryetares sone te Kuvendit qendrimin e pandryshueshem te Shteteve te Bashkuara, ne lidhje me pavaresine e Kosoves. Khalilzad, u shpreh ne mbeshtetje te Planit “Ahtisari” dhe pa asnje vonese te metejshme. “Destinacioni i vendeve te rajonit eshte Bashkimi Evropian dhe zgjidhja e statusit te Kosoves do ta lehtesoje kete rruge, edhe Serbia duhet ta kuptoje kete, qe te mos veshtiresoje rrugen e saj drejt BE-se. Ne do te bejme gjithcka qe mund te bejme", deklaroi ambasadori amerikan ne OKB. Ndersa, gjate takimit me zv.ambasadoren britanike, Pierce, u theksua se pozicioni britanik ne mbeshtetje te planit “Ahtisari” eshte i palekundshem. Topalli falenderoi Pierce per mbeshtetjen qe vendi i saj i jep pershpejtimit te procesit te zgjidhjes se statusit te Kosoves.
Ruset ishin nje tjeter perpjekje, por e veshtire e Topallit ne OKB. Ajo u takua me ambasadorin rus, Vitali Curkin dhe i paraqiti qendrimin e Qeverise shqiptare per ceshtjen e Kosoves. “Vonesat ne zgjidhjen e statusit te Kosoves perbejne nje rrezik ne nje rajon qe ka kaluar situata te veshtira”, beri te qarte Topalli, duke shtuar: “Ne jemi pjese e rajonit, e njohim ate dhe e kemi ndjekur me vemendje gjithe zhvillimin e procesit dhe mendojme se pavaresia e Kosoves do t'i sherbeje paqes, stabilitetit dhe zhvillimit te Kosoves, te Serbise dhe te te gjithe rajonit”. Ne vijim te dialogut, ambasadori Curkin deklaroi qendrimin e njohur te Rusise per vazhdim te negociatave mes paleve. “Ne mendojme se shtyrja e metejshme nuk do te sillte ndonje produkt pozitiv", ishte reagimi i shpejte i Topallit. Ne kete pike, Kryeparlamentarja jone, iu drejtua Curkinit: “Urojme qe qendrimi i Rusise ndaj ceshtjes se Kosoves te modelohet”.
Edhe Kina hynte ne perpjekjet e Topallit per te marre sa me shume emra shtetesh te fuqishem qe perkrahin shporrjen e Serbise edhe de jure nga Kosova. Ne takimin qe Topalli zhvilloi me ambasadorin Wan Guangya, theksoi se ceshtja e Kosoves eshte unike dhe nuk mund te sherbeje si precedent. “Kosova ka institucionet e veta te konsoliduara dhe zgjedhjet e fundit atje, treguan se shteti i ri demokratik funksionon”, tha Topalli. Pergjigjja e kinezit, ishte e thate: “Kina e ndjek me vemendje kete ceshtje dhe kemi kontakte te vazhdueshme me presidentin Ahtisari”.
E.Kurani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›