“Nuk rriskojme me me Kosoven”
Interviste e ndermjetesit te BE-se per Kosoven, Volfgang Ishinger, dhene gazetes gjermane "Rheinischer Merkur" mbi te ardhmen e Kosoves. Ishinger pohon se BE s’mund te mbaje mbi vete pergjegjesi te tilla si ato te kthimit te Kosoves ne Serbi
Perpjekja e "Trojkes", BE, SHBA dhe Rusi, per te zgjidhur problemin e Kosoves, deshtoi. Cfare rekomandoni ju pas kater muajsh negociatash te pasuksesshme?
Si te thuash, ai nuk do te kishte qene nje sukses vetem per Trojken, por edhe per serbet dhe shqiptaret, ai tani eshte disfata e tyre. Trojka kishte vetem nje rol ndermjetesi. Raporti zyrtar i Trojkes pasqyron vetem emeruesin me te vogel te perbashket, por une personalisht do te shtoja: Potenciali i negociatave midis serbeve dhe shqiptareve ne ceshtjen e statusit te Kosoves eshte shteruar. Per kete arsye ky proces tani po merr nje drejtim tjeter. BE-ja ka tani nje pergjegjesi te madhe organizative, per te cilen ajo eshte treguar e gatshme ta marre persiper. Dhe kjo eshte nje gje e mire.
Drejtimi tjeter eshte qe Kosova deshiron te jete e pavarur. Mos ishte e gabuar qe SHBA dhe disa vende anetare te BE-se u premtuan aq shpejte pavaresine shqiptareve te Kosoves?
Propozimi per pavaresine e mbikeqyrur eshte bere ne fillimin e 2007 nga ndermjetesi i atehershem i OKB-se, Marti Ahtisari. Ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se, vetem Rusia ishte kunder, pasi ajo mbronte atje interesat e Serbise. Pra, nuk ishin SHBA ato qe premtuan te parat pavaresine. Nese ndonje deshiron te ushtroje kriticizmin, duhet qe kriticizmi, ne respekt te te gjithe te tjereve, t’i drejtohet edhe Rusise, e cila inkurajoi palen serbe qe te mos levizte prej ofertes se saj te autonomise per ish-krahinen e Kosoves. Kushdo te ishte ai, ne bashkesine nderkombetare, qe te merrte mbi vete pergjegjesine, qe 2 milione shqiptaret pas ngjarjeve te tmerrshme te viteve 1998-1999 dhe pas 8 viteve qeverisjeje te OKB-se te riktheheshin serish ne duart e serbeve? Kjo, sidoqofte, ishte nje rruge jo e pranueshme.
Perse Rusia nuk vepron ne menyre bashkepunuese?
Zhgenjimi im personal aktualisht ka te beje vetem me ate qe ne te tre, ne Trojke, nuk arritem te perfundonim me sukses kete proces, sepse Rusia, e cila ishte angazhuar per te perpunuar nje dokument kompromisi me propozimin per nje marreveshje per statusin-neutral midis Beogradit dhe Prishtines, nuk donte ta arrinte kete.
Nese do te arrihet ne nje deklarim te njeanshem te pavaresise nga shqiptaret, atehere Kosova do te behet nje Qipro e dyte?
Tani do te filloje nje proces i pranuar dhe i kontrolluar nderkombetarisht. Ai do te coje drejt nje shpalljeje te pavaresise dhe drejt nje njohjeje te Kosoves permes shume shteteve. Por, me tej, do te jete e pranishme nje instance mbikeqyrese civile dhe nje komponent ushtarak, ne pranine e vazhdueshme te 16000 ushtareve te NATO-s, cka do te thote se per nje te ardhme te parashikuar nuk do te ndryshoje asgje. Kjo eshte e rendesishme, per te mbajtur stabilitetin ne rajon ne nje periudhe te gjate kohore. Kjo krijon hapesiren politike edhe per zgjidhje kreative dhe per nje proces evolucionar teper themelor per stabilitetin afatgjate.
Serbia dhe Kosova duhet qe te sillen disi me njeri-tjetrin. Kush eshte shqetesimi juaj kryesor ketu?
Te dyja palet duhet te heqin dore nga dhuna. Eshte nje sukses i proceseve te Trojkes, qe ne arritem te marrim kete premtim si nga udheheqja serbe ashtu edhe nga ajo kosovare. Presidenti serb e siguroi Trojken per kete ne nje menyre shume te qarte. Me fjale te tjera: Ushtria serbe do te qendroje ne kazerme. Dhe do te jete shume e rendesishme qe bashkesia nderkombetare t’i kundervihet me vendosmeri te gjitha perpjekjeve zyrtare ose jozyrtare per te shfrytezuar perhapjen e dhunes ne nivel lokal ose me gjere. Edhe ne Ballkan nuk duhet te kete me shperngulje te dhunshme te nje grupi etnik nga grupet e tjera.
A keni pershtypjen se vendet e BE-se, ne kuadrin e ketij procesi, jane afruar me shume ne kete ceshtje nga sa kishin qene me pare?
Po. Une do deshiroja qe perpjekjen per nje zgjidhje te ceshtjes se statusit te Kosoves ta lidhja me nje forcim te kohezionit te Bashkimit Evropian permes ketij procesi te Trojkes. Kjo mund te arrihet. Ministrat e Jashtem e bene te qarte kete te hene se me pak perjashtime e gjithe BE-ja i eshte pershtatur procesit te pavaresise se Kosoves, te shoqeruar, mbikeqyrur dhe mbeshtetur prej saj. BE-ja p.sh., po pergatit dergimin e nje misioni shtese policor te BE-se per vitin e ardhshem.
Serbia deshiron te pengoje shkeputjen e Kosoves permes nje rekursi ne Gjykaten Nderkombetare. A i jepni ju ndonje shans kesaj?
Nuk mund te gjykoj perspektivat e nje zhvillimi te tille. E rendesishme eshte ana politike: BE-ja duhet t'ia beje te qarte Serbise se vendimi mbi Kosoven nuk eshte nje vendim kunder Serbise, por eshte dera e Bashkimit Evropian per Serbine, e cila do te mbetet e hapur, edhe pas nje pavaresie te Kosoves, dhe ne e konsiderojme Serbine si nje partner te rendesishem ne kete pjese te Evropes Juglindore, me te cilin ne duam te lidhemi gjithnje e me ngushte.
A ka nje qendrim te baraslarguar te Evropes ndaj Serbise dhe Kosoves?
Serbet dhe shqiptaret e Kosoves ne fakt jane ne nje mendje qe e ardhmja e tyre eshte ne bashkepunimin me Bashkimin Evropian. Ky eshte mekanizmi me i fuqishem qe Bashkimi Evropian mund ta perdore kundrejt te dy paleve. Ne mundet t'u ofrojme te dyve nje perspektive per te ardhmen, te cilen askush tjeter nuk mund t'ua ofroje atyre ne kete menyre – per prosperitet dhe per stabilitet.