Ne ish-Kenete, ku kryefjala eshte urbanizim
DURRES - Ne rrugen kryesore ne zonen e ish-Kenetes ne Durres, 1,5 km larg qendres se qytetit, punohet fort. Tashme kolektori i hapur, qe pershkonte mes per mes lagjen e re ne periferi te qytetit bregdetar, pothuajse eshte sistemuar plotesisht me dy radhe tubacionesh prej betoni. Mbi to ka nisur te marre jete rruga e re, qe nis nga Unaza e Durresit dhe perfundon prane mbikalimit te Shkozetit. Nje dalje e re ne superstraden Durres-Tirane. Kater firma te ndryshme ndertimi po punojne per keto sistemime me nje fond prej 102 milione lekesh, akorduar nga qeveria shqiptare. Pak me tej do te nise realizimi i projektit te depuratorit te ujerave me nje financim prej 7,5 milion eurosh, po nga qeveria.
Banoret, qe jane vendosur pas viteve ’90-te ne kete zone, shprehen te kenaqur per vemendjen dhe investimet e qeverise shqiptare, ndersa nuk ngurrojne te shprehen se ndihen qytetare te Durresit. Ramazan Kolaveri, mesues ne pension, shprehet se “e ndjejme veten qytetare te Durresit”, duke argumentuar: “Femijet tane punojne ne qytet. Kemi nisur te bejme krushqi me vendalinjte. Se shpejti banesat do te jene tonat. Cfare duhet me teper te jesh durrsak”. Ramazani duket i kenaqur nga jeta ne kete zone te Durresit, teksa ve buzen ne gaz dhe vazhdon te tregoje per familjen e tij. Ishte viti 1994 kur u zhvendos familjarisht nga fshati Macukull i Matit, ne zonen e ish-Kenetes. Atehere ketu kishte vetem bar dhe thuajse asnje banese. “U vendosem fillimisht ne nje barake”, tregon ai per ATSH-ne, ndersa tregon banesen e re dykateshe. “Nuk shkuam ne Bathore te Tiranes, pasi nuk donim te kishim probleme me pronaret e vjeter te tokes. Ketu na thane se pronar ishte shteti dhe ne kishim bindjen se shteti do te gjente nje zgjidhje”, vijon ai.
Ramazani se bashku me dhendrin, Besnik Recin, i kane shtepite afer me njeri-tjetrin. Rrugicat qe nisin cdo 30-40 metra pingul nga rruga kryesore kane ruajtur drejtimin e sistemit te kanalizimeve te ish-Kenetes. Dhjetera tuba gome nisen pergjate kanaleve per te furnizuar banesat. “Me pare keto tuba fillonin 600-700 metra me tutje, ne tubacionin kryesor”, i pergjigjet Besniku shikimit pyetes. “Por, tani rruga e re po ndertohet me sistemin e plote te kanalizimit te mbuluar si dhe me kabllot e telefonise dhe me vone ato te energjise elektrike”, nderhyn Ramazani. Keto dite pritet te instalohet telefonia fikse, nje lajm i mire per banoret. “Na kushton me lire kur flasim me djemte dhe nuset qe ndodhen ne Angli”, thote Ramazani.
Si dhe shume te vegjel durrsake, nipi i Ramazanit, Kristi, pergatitet per ne shkolle. Ai eshte nje nga 1000 femije te kesaj zone qe shkojne ne shkollen “Jeta e re”. Prane saj po pergatitet te ndertohet godina e shkolles se mesme, ne nje siperfaqe prej 5 mije metra katrore. Ramazani qe eshte i mirinformuar per investimet ne kete zone, tregon: “Ndertimi i shkolles se mesme do te financohet nga Banka Boterore, me 1,3 milione euro”. Me pas biseda kthehet perseri te legalizimet. Ramazani e di se, nese ne te gjithe zonen e ish-Kenetes jane deklaruar 9329 objekte pa leje. Por, shton se jane dhe 413 ndertime te tjera, te cilat nuk jane vetedeklaruar brenda afatit perkates ne nentor te vitit 2006. “Ne parcelen e pare, ku bashkia dhe “Co Plan” kane punuar bashke me ALUIZNI-n ka nisur pergatitja e dokumenteve dhe se shpejti do te mberrijne edhe te ne”, thote ai. “Bashkia e qytetit gjithashtu, ka parashikuar te investoje rikonstruksionin e disa rrugeve gjate vitit te ardhshem”, shton Ramazani, si gjithnje mjaft i informuar per punet ne ish-Kenete, urbanizimi i se ciles, kembengul se, eshte ne rruge te mbare.