Mesuesit, kontrolle notave te maturanteve
Maturantet, qe kane marre nota pa i merituar, nuk do t’ia hedhin aq lehte. Grupe pune te posacme do te verifikojne nese ata vertet jane te atij niveli qe evidentojne regjistrat shkollore. Burime nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences ben te ditur dje se sivjet nota do te jete me e “shtrenjte”, ose ndryshe, “e merituar”. Nese nuk ka qene e tille, atehere mesues te lendes do te mund te verifikojne, mes nje minitesti, i cili zbulon te verteten e notes dhe nivelin real te maturantit.
Specialiste te Ministrise se Arsimit thone se “projekti” per verifikimin e notave pritet qe te nise ne fillim te vitit 2008, duke qene se vetem pak dite na ndajne nga pushimet e fundvitit. Ata tregojne se ende nuk eshte e vendosur se si do te funksionoje pike per pike ky “aksion” notash, porse ideja eshte qe neper Drejtorite Arsimore dhe Zyrat Arsimore Rajonale (DAR/ZA) do te ngrihen grupe kontrolli sipas lendeve. Ata do te shkojne ne shkolla te ndryshme, ku do te zhvillojne miniteste ose “parateste” per maturantet e shkollave te ndryshme. Ne fakt, sipas specialisteve, eshte praktikisht e pamundur qe te kontrollohen qe te gjitha dijet. Megjithate, grupet e punes do te ngulmojne ne dijet baze te seciles prej lendeve qe do te jepen ne provime. Madje, nese ekziston mundesia, aksionet e kontrollit do te zhvillohen edhe ne lende te tjera, per te cilat ekziston mundesia qe te zgjidhen, duke pasur parasysh profilin e shkolles dhe si rezultat edhe koeficientin.
Megjithate mendohet se do te kete diferencime ne keto parateste. Ndryshe do te testohen maturantet qe rezultojne me nota shume te mira, dhe ndryshe te dobetit. Nese te paret do te pyeten pothuaj ne menyre thelbesore mbi mesimet qe ka marre gjate 4 viteve te shkolles se mesme, te dobetit do te pyeten perciptazi dhe nuk do t’u jepen pyetje te veshtira. Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit, e gjithe kjo ndermarrje synon qe te vendose nje standardizim note. Keshtu, nese nje maturant ka marre per shembull ne matematike noten 9, ai do te kontrollohet mbi dijet ne kete lende, prej nga do te nxirret konkluzioni nese dijet dhe vleresimi i tij kane ndonje diference te theksuar. Nje “aksion” i tille kunder notave false behet per shkak se vit per vit eshte vene re fenomeni i mosperputhjes se notave me dijet reale. Ne rast se diferenca del e madhe, atehere MASH pritet t’i shoqeroje verifikimet me masa ndeshkimore per mesuesit, vleresimet e te cileve shfaqin diferenca. Ne te kundert, nese vleresimi eshte shume objektiv, pritet qe nje gje e tille te ndikoje pozitivisht ne matjen e performances se vitit.