AKR: Jo bisedime me Serbinë pa plotësimin e disa kushteve
Aleanca Kosova e Re (AKR) vlerësoi të enjten se pala kosovare nuk duhet të asnjë lloj bisedimesh me Serbinë, qofshin ato edhe për çështje teknike pa u plotësuar paraprakisht disa kushte, si njohja e Kosovës nga ana e Serbisë, mos negocimi i statusit politik-Pakos Ahtisaari dhe mos negocimi për ndarje të Kosovës.Ibrahim Makolli, kryetar i Grupit parlamentar të AKR-së, theksoi se është pët t'u habitur ngutja e disa prej zyrtarëve institucionalë, të cilët kanë theksuar se janë të gatshëm për bisedime. Ai tha se kjo është shqetësuese, pasi janë ata të cilët gjatë negociatave në Vjenë, e kanë sakatosur Kosovën.