E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanjë, këmbësorët shtypen nga treni, 12viktima

Një tragjedi e rëndë ka tronditur spanjën gjatë orëve të fundit duke shkaktuar dhjetëra viktima, shumica e të cilëve të rinj. një tren që po përshkonte hekurudhën me shpejtësi të madhe, u ka marrë jetën disa të rinjve pak para orës 23.30 të mbrëmjes të së mërkurës. Një grup prej rreth 30 personash po kalonte në binarët e shinave në vend që të kalonte tek nënkalimi kur janë shtypyr nga treni. Të rinjtë ndodheshin në stacionin hekurudhor të Castelldefels Playa, në afërsi të Barcelonës. Bilanci i tragjedisë flet për të paktën 12 të vdekur e 15 të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Të rinjte po përshkonin shinat edhe pse një gjë e tillë është e ndaluar. Siç bëjnë të ditur mediat spanjolle, viktimat, kishin ardhur bashkë me disa të tjerë për të festuar Shën Xhovanin në plazh. Treni i shpejtësisë së lartë, që u shkaktoi vdekjen vinte nga Alicante dhe ishte drejtuar për në Barcelone. Asnjë prej pasagjerëve që ndodheshin në bordin e trenit, nuk është plagosur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›