AKR: Mjaft spekuluat, ja provat

Kryetari i “Aleanca Kosova e Re” Behxhet Pacolli përgënjeshtron të gjitha sepkullimet e bera ndaj tij. Në një deklaratë për shtyp, Pacolli thekson: “në vijim të disa spekulimeve në disa artikuj, edhe nga shtypi i huaj, bashkangjitur po ju dërgojmë për njohje dy deklarime, se ndaj zotit Pacolli dhe kompanise se tij nuk ka pasur hetime penale”.
“Në faksimilin e parë kemi një deklaratë të 25 marsit 2002, të Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës, Bernard Bertossa, se ndaj zotit Pacolli dhe kompanisë së tij nuk ka asnjë hetim.
Në faksimilen dy, kemi një deklaratë të zëvendësprokurorit të përgjithshëm të Zvicrës, Feliks Banziger se ndaj zotit Pacolli dhe kompanisë se tij nuk ka pasur asnjë hetim kriminal dhe se nuk ka për pasojë asnjë kufizim në kryerjen e biznesit”, thuhet më tej në deklaratë.