Turqia kritikohet serish lidhur me lirine e shtypit

Perkrahesit brohorisnin jashte nje gjykate te Stambollit ndersa tre gazetare u derguan ne burg te premten nen akuzat per pjesemarrje ne nje organizate terroriste dhe nxitje te urrejtjes publike. Ata drejtonin faqen elektronike te lajmeve Oda TV e cila eshte tejet kritike ndaj partise ne pushtet AK.
Mediat turke njoftojne se arrestimet u kryen ne lidhje me hetimet qe gazetaret po zhvillonin rreth deklaratave se policia kishte fabrikuar deshmi ne gjykimet e me shume se 400 te akuzuarve per perpjekje per te permbysur qeverine.
Halluk Shahin profesor i medias ne Universitetin Bilgi dhe drejtor prane kanalit TV-8 ne Turqi thote se qeveria perdor nje politike te caktuar per te frikesuar median.
E shoh kete si nje perpjekje tjeter per te krijuar nje shtyp proqeveritar dhe si perpjekje per te heshtur pjesen tjeter te shtypit i cili here pas here mund te botoje ndonje artikull ose lajme kritike ndaj qeverise. E shoh kete si nje shenje ogurzeze te nje veprimi ne drejtim jodemokratik. Ne kemi kaluar neper faza te ngjashme edhe ne te shkuaren.
Te njejtin shqetesim ndan edhe ambasadori i ri amerikan ne Turqi Frensis Xhej Ricardone i cili tha pas arrestimit te gazetareve se ne Turqi ekziston nje politike e qarte e mbeshtetjes per nje shtyp te lire. Ne anen tjeter shtoi ambasadori amerikan gazetaret jane vene nen arrest. Ne po perpiqemi ta kuptojme kete.
Komenti i diplomatit amerikan shkaktoi reagime te zemeruara nga anetaret e larte te qeverise turke perfshi kryeministrin Rexhep Tajip Erdoan.
Ai nuk e njeh Turqine. Ai nuk ka asnje ide se cfare ligjesh ka ketu dhe keshtu bie ne kurth duke bere deklarate. Fillimisht ai duhet te bente hulumtime te pyeste se per cfare eshte fjala dhe mesoje se cfare do te beje gjyqesori ne kete rast se cili do te jete rezultati. Kur nuk vepron keshtu do te thote se je ambasador pa pervoje.
Zedhenesi i Departamentit te Shtetit Pi Xhej Kraulli perkrahu ambasadorin duke thene se liria e shprehjes ne Turqi mbetet nje ceshtje shqetesuese.
Sipas grupeve te te drejtave te njeriut ka 56 gazetare ne burg. Me heret kete muaj Komiteti per Mbrojtjen e Gazetareve me seli ne SHBA akuzoi autoritetet turke se po nxirrnin gazetaret para gjyqit per te shtypur lajmet dhe komentimet kritike.
Liria e shtypit po ashtu po ngre shqetesime ne rritje per Bashkimin Evropian te cilit po kerkon ti bashkohet Turqia. Anetari i Komitetit te Parlamentit Evropian per Turqine Hauit Ricard
Vullneti politik do te vazhdoje te shtyje Turqine drejt nje shoqerie plotesisht demokratike e te lire ku ka jo vetem tolerance por ku mirepritet fakti qe gazetat e radiot e kritikojne qeverine nganjehere me fjale te theksuara dhe agresive. Por kjo nuk eshte gjendja sot ne Turqi le te jemi te sinqerte. 50 gazetare jane ne burg per shkrime e transmetime qe nuk permbajne dhune. Ka shume hetime dhe denime me burg qe jane te papranueshme.
Qeveria thote se ajo ka paraqitur per miratim reformat per te permiresuar lirine e medias dhe per te pakesuar ndjekjet penale te shkrimtareve dhe gazetareve.
Ministri per Anetaresim ne Bashkimin Evropian Egemen Baesh hedh poshte kritikat e BE-se duke thene se shumica e te burgosurve po vuajne denimin per veprimtari jogazetarie.
Ne kemi bere tashme shume ndryshime gjerat jane me mire sot. Vetem 11 prej tyre kane te bejne me ceshtje politike. Te tjeret jane ose te lidhur me terrorizmin ose me perpjekje per te rrezuar qeverite e zgjedhura ne menyre demokratike.
Qeveria turke thote se shume gazetare te burgosur kane lidhje me grupin rebel kurd PKK i cili ka luftuar shtetin turk qe nga viti 1984. Por grupet e te drejtave te njeriut thone se ligjet kunder terrorit ne Turqi po perdoren gjithnje e me shume per te kufizuar lirine e shprehjes dhe te opozites ne vend sesa per te ndaluar dhunen.