AKR merr 2 ministra. Pritet marreveshja me PDK

Aleanca Kosova e Re ka rënë dakord me partnerin e koalicionit, Partinë Demokratike të Kosovës që të ketë dy ministra të tjerë dhe tre zëvendësministrave në Qeverinë Kosovës. Ibrahim Makolli, ushtrues detyre i kryetarit të Aleancës Kosova e Re për Albanian Screen tha se Qeveria e Kosovës nuk ka punuar me kapacitete të plota.
“Është shënuar një vonesë në kompletimin e qeverisë, sikur e dini edhe më tutje përpos ministrave të cilët janë vendosur, zëvendëskryeministrave dhe kryeministrit, pozitat e zëvendësministrave janë edhe më tutje të zbrazëta. Kështu Qeveria e Kosovës nuk është duke punuar me kapacitet të plotë” tha Makolli.
Makolli ka shtuar se marrëveshja nuk është detajuar në lidhje se me cilat ministri do të drejtojë Aleanca Kosova e Re.
“Jemi pajtuar në parim që AKR-së e tashmë ti takojnë edhe dy dikastere të Qeverisë së Kosovës, që do të thotë “tre plus dy” ,po ashtu të ketë shtesë dhe për tre zëvendësministra që do të takonin po ashtu AKR-së” tha Makolli.
AKR ka shprehur dëshirën të punojë me dikasterin që ka të bëjë me zhvillimin ekonomik, pasi konsideron se ka një plan të qartë për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Marrëveshja në mes PDK dhe AKR për postet e ministrave pritet të finalizohet në ditët në vijim. Pas kësaj, Aleanca për Kosovë të Re do të drejtoj pesë ministri në Qeverinë e Kosovës.
Sala Mustafa