E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet treni i linjës Tokio-Sendai

Treni i shpejtësisë së lartë që lidh Tokion me Sendain, qytet në veri-lindje të Japonisë, ka rifilluar sot shërbimin, për herë të parë pas tërmetit të 11 marsit. Janë rreth 300 kilometra distancë mes Tokios dhe Sendait, kryeqytet i prefekturës së Mijagit, epiqendër e tërmetit dhe tsunamit të muajit të kaluar.

Ndërkohë, linja hekurudhore e Tohokut, që arrin deri në majën veriore të ishullit të Honshut, pritet të jetë operative nga e premtja e ardhshme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›