E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri bombardime mbi vendet e banuara. 25 viktima

Edhe 25 sirianë të tjerë kanë humbur jetën në Daraa, në jug, ndërsa ushtria ka ndërmarrë një operacion të gjerë. Lajmin e bëjnë të ditur dëshmitarë të cituar nga televizioni panarab, Al Arabija. "Viktimat mund të jenë edhe më shumë. Ushtria po godet qendrën e banuar me plumba mortajash. Dy të verbër mitralojnë shtëpitë”, thuhet në sitin Rassad.

Burime të tjera thonë se një pjesë e qytetit ndodhet tërësisht e izoluar. Celularët dhe telefonat fiks nuk punojnë. Situata e tensionuar në Deraa vjen pasi Bashar al Asad ndërhyri me tanke në  Deera . Forcat e sigurisë së Sirisë, të mbështetura nga makinat e blinduara, kanë hyrë në qytetin jugor gjatë natës dhe kanë hapur zjarr, raportoi rrjeti televiziv, Al-Xhazira.

Dëshimtarë okularë akuzojnë trupat e Al Asad se qëllojnë në të gjitha drejtimet e të tjerë shtojnë se trupa pa jetë mund të shihen të shtrirë në rrugë. Burime të pakonfirmuara flasin për  zbarkimin e rreth 3 mijë forcave të sigurisë në qytet.

Qyteti Dera ishte vend i fillimit të protestave kundër pushtetit të presidentit, Bashar al-Asad, para pesë javësh e ndërhyrja e ushtrisë aty tregon vendosmërinë e  autoriteteve për të rivendosur me dhunë  kontroll dhe rend në qytet. Që prej fillimit të protestave numri i viktimave tejkalon 350 vetëm dje në qytetin perëndimor të Jabla  u raportuan 13 të vdekur.

Siria, ndërkohë, ka mbyllur pikëkalimet tokësore me fqinjen e saj, Jordaninë. Një zyrtar u lartë jordanez, konfirmoi se dy kalimet kryesore të kufirit, në Deraa dhe NAssin janë mbyllur plotësisht në anën siriane.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›