AKR pret njohje nga një shtet afrikan

Aleanca Kosova e Re (AKR), duke u bazuar në fushatën lobuese të liderit të saj, Behgjet Pacolli, paralajmëron se Republika e Kosovës do të njihet, në fillim të qershorit, edhe nga një shtet i madh afrikan.
Sipas një njoftimi të AKR-së, Pacolli ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror (Forumin e Davasit), që Sesionin Veror të tij e mbajti në Dar es Salaam, nga 5 - 7 maj 2010.
Në këtë samit, Pacolli, i cili është ftuar nga Presidenti i Tanzanisë, Jakaya Kikwete, ka pasur mundësinë të takohet edhe me shumë burrështetas të vendeve të Afrikës.
Ndërsa më 29 maj, presidenti i AKR-së thuhet se do të realizojë një agjendë tjetër të lobimit për t’i dhënë shtytje edhe më të madhe procesit të njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
Pacolli ka qenë i ftuar edhe në Konferencën e Vendeve të Caricomit, por për shkak të këtyre aktiviteteve ka qenë e pamundur pjesëmarrja e tij në këtë konferencë. Por, Pacolli ka angazhuar lobistë nga grupi i tij, për të marrë pjesë në këtë konferencë, të cilët janë takuar me kryeministrin e Jamajkes, për të ofruar mundësitë e njohjes së Kosovës nga ky shtet.
AKR-ja thekson se e vlerëson faktin që Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, tashmë ka shënuar si njohje zyrtare, notën verbale nga Swaziland dhe nga Vanuatu, të cilat janë proceduar përmes AKR-së.