Rexhepi: Kosova nuk gjeneron krizë

Kosova nuk duhet të shihet në asnjë mënyrë si vend që gjeneron krizë dhe strehon kryerësit e aktiviteteve kriminele, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, gjatë një takimi me homologen e tij në Shkup, Gordana Jankullovska.
Rexhepi ka theksuar se Kosova është e përcaktuar të instalojë vlera evropiane.
Vizita e delegacionit nga Kosova vjen pas vrasjes së 4 shqiptarëve nga policia e Maqedonisë, në mesin e të cilëve ishte edhe një qytetar i Kosovës.
Sipas policisë maqedonase të katër personat po trafikonin armë nga Kosova në Maqedoni.
Para dy javëve në rajonin e fshatit Bllacë, policia u përlesh me një grup prej 12 anëtarëve.