E Diel, 1 Nëntor 2026

AKR prish koalicionin nëse nuk i japin MZHE-në

Ministri për Kthim e komunitete, Radojica Tomiq, do të jetë viktima e parë e reformatimit të Qeverisë së Kosovës. 
Burime të Indeksonline të afërta me kryeministrin Hashim Thaçi, kanë bërë të ditur se Tomiq do të jetë ministri i parë që do të shkarkohet nga detyre.

Sipas këtij burimi, atë do ta zëvendësoi në këtë post këshilltari politikë i kryetarit te Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq.

Kryeministri Thaçi nuk e ka problem me partnerët nga radhët e liberalëve serb. Atij telashe po i sjellin AKR-ja.

Mësohet se ky subjekt politik ka kërcënuar me largim nga koalicioni nëse PDK-ja nuk i jep Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik që udhëhiqet nga Besim Beqaj./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›