E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi kërkon seancë të jashtëzakonshme, Krasniqi s’e përfill?

(E plotësuar) Në pamundësi që t’i informojë deputetë në seancën e sotme të Kuvendit, për shkak të situatës së krijuar në sallën e Kuvendit të Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi ka shfrytëzuar të drejtën e tij kushtetuese dhe ka kërkuar nga kryekuvendari dhe nga kryesia e Kuvendit që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme parlamentare.

Si njofton Zyra për komunikim me publikun e Kryeministrisë, kërkesa është bërë në pajtim me nenin 69, paragrafi 4, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe nenin 38 të Rregullores së punës së Kuvendit.

Në këtë seancë të jashtëzakonshme, kryeministri do t’i informojë deputetët për takimin e pestë të zhvilluar me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, të mbajtur më 19 dhe 20 shkurt në Bruksel.

Për shkak të vizitës në Shqipëri, kërkohet që seanca të mbahet më 1 mars, duke filluar nga ora 19:30.

Por, a do të përfillet kjo kërkesë e kryeministrit mbetet të shihet, pasi Zyra për media dhe

marrëdhënie me publikun e Kuvendit iu ka dërguar mediumeve se seanca e nesërme (1 mars) fillon në orën 10:00, me të vetmen pikë të rendit të ditës: Debat parlamentar lidhur me demonstratën e 10 shkurtit 2007, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
 

------

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dalë në një konferencë për shtyp. Thaçi ka thënë se në pamundësi për të raportuar në Kuvendin e Kosovës kjo është mënyra e vetme për t’iu drejtuar mesazhin qyetarëve të Republikës së Kosovës

“Ky mesazh i drejtohet qyetarëve të Republikës së Kosovës dhe deputëtëve të Kuvendit, në pamundësi për t’iu drejtuar Kuvendit dhe për të informuar qytetarët për procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Thaçi

"Ndërprerja e raportimit ka qenë për arsye të pengohet informimi i opinonit publik dhe të arriturat e Qeverisë", ka nënvizuar ai.

Ai ka shtuar se respekton mendimin ndryshe por jo aktivitete të caktuara të deputetëve të cilat e kanë për qëllim ta shndërrojnë Kuvendin në “cirk”.

“Duke respektuar debatin dhe mendimin ndryshe por jo duke lejuar Kuvendin te shndërrohet në cirk, e vetmja mënyrëështë që ky mesazh të përcillet aktualisht përmes mediave”, ka theksuar Thaçi

Thaçi gjatë gjithë fjalimit të tij u është drejtuar edhe deputëtëve të Kosovës, ‘Të nderuar Deputëtë të Kuvendit’ edhe pse raportimin po e bën jashtë Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, Thaçi ka folur për të gjitha takimet dhe marrëveshjet që janë arritur në Bruksel. Ai tha se është bërë e qartë se Serbia nuk mund të lëvizë drejt anëtarësimit me BE-në, pa i plotësuar të gjitha kushtet në raport me Kosovën.

Kryeministri shoti së në takimin e fundit, Serbia ka pranuar së paku verbalisht, të zhbëjë strukturat ilegale që i ka të vendosura në veri.

Sa i përket zgjedhjeve në komunat veriore me shumicë serbe, Thaçi deklaroi:

“Zgjedhjet do të organizohen në katër komuna serbe me legjislacion kosovar, do të kërkojmë nga OSBE t'i organizojë zgjedhjet, të para dhe të lira pas 13 viteve në atë pjesë. Ato do të jenë në përputhje me legjislacionin e Republikës së Kosovës".

Thaçi ka ripërsëritur se asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

"Nuk do të ketë fuqi ekzekutive dhe legjislative ky asociacion. Në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë formimin e një niveli të tretë të pushtetit në Kosovë, por unë në të njëjtën kohë nuk mund ta ndalojë Serbinë të ëndërrojë”, tha Thaçi.

Sipas tij ëndrrat millosheviçiane nuk do të realizohen kurrë në territorin e Republikës së Kosovës.

Ai nuk la pa komentuar as kritikat dhe qëndrimet e partive opozitare në Kosovë.

“Ndoshta dikush ka pritur dhe pret që ne të gabojmë diçka, një kënaqësi e tillë elektorale nuk do t’i jepet askujt”, ka thënë Thaçi. /Indeksonline/

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›