Presidenti Hugo Chavez ka vdekur?

Një nga korrespondentët e CNN-it ka njoftuar se presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, ka vdekur. Këtë informatë atij ia ka dhënë ish ambasadori panamez në Organizatën e Shteteve Amerikane (OAS), Guillermo Cochez.
Lajmi nuk duket krejt i pabesueshëm, kur dihet se lideri politik kontrovers ka shumë kohë që lufton me kancerin dhe nuk është paraqitur në publik, madje as në inaugurimin e tij për president.
Qëkur është kthyer nga Kuba, ku ishte për të tretën herë për shërim, ai kishte probleme me frymëmarrjen. Ai është shumë i sëmurë dhe këtë të gjithë e dinë.
Cochez tha se Chavez është klinikisht i vdekur që nga 30 dhjetori i vitit të kaluar dhe se e mbajnë artificialisht gjallë, por vajza e tij para katër ditësh vendosi që të ndërpriten pajisjet mjekësore. /Indeksonline/