E Diel, 1 Nëntor 2026

AKR shqyrton mundesine e prishjes se koalicionit me PDK

  Aleanca për Kosovën e Re merr në shqyrtim shkëputjen nga koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës të kryeministrit Hashim Thaci. Lajmi është bërë i ditur të premten në mesnatë, pas një takimi të drejtuesve të kësaj partie, të cilët kanë diskutuar gjatë për zhvillimet e fundit politike në vend pas vendimit të Gjykatës Kushtetutese për shkelje të procedurave të Kuvendit gjatë zgjedhjes së Presidentit Behgjet Pacolli.

“Aleanca Kosova e Re, gjatë orëve të vona të mbrëmjes, pas konsultave te shumta brenda partisë si dhe me partnerët e Koalicionit për Kosovë të Re, ka shqyrtuar hollësisht mundësinë e shkeputjes së Koalicionit Qeverisës me PDK-në. Zyrtarë të lartë të AKR-së dhe Koalicionit për Kosovë të Re, njëzërit kanë rënë dakort për të shqytrtuar mundësinë e shkëputjes se menjëhershme të Koalicionit Qeverisës. Qendrimi për shkeputje të koalicionit qeverisës vjen si pasoj e zhvillimeve të fundit politike në vend”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga AKR, e cila në kuader të Koalicionit për Kosovë të Re, gjatë këtyre konsultave, eshte shprehur e gatshme të nderprese kontraten e koalicionit qeverisës nese kjo kontratë nuk do të permbushet në tërësin e saj. 

Ndërkohë megjithëse ishte parashikuar që gjatë ditës së sotme të bëhej pranim-dorëzimi i detyrës së presidentit nga Behgjet Pacolli tek ushtruesi i detyrës Jakup Krasniqi, ceremonia është shtyrë për ditën e hënë.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›