Zemerimi i nigerianeve pas shtyrjes se votimeve per te henen

Nigerianët reagojnë me zemërim ndaj shtyrjes së votimeve për ditën e hënë. Zyrtarët thanë se votimet u shtynë pasi nuk ishte arritur në kohë të cçoheshin materialet zgjedhore pranë qendrave të votimit , ndërsa për opozitën kështu partia në pushtet po sabotonte procesin zgjedhor. Në fakt para anullimit të votimit para disa qendrave zgjedhore kishin filluar të formoheshin rradhë votuesish. Konfuzionit iu shtua dhe zemërimi pasi vendi me 150 milionë, dështoi dhe në 2007-ën të mbante zgjedhje të besueshme e të pakontestuara . Pati zona ku dhe u votua pasi në mungesë të lajmit të anullimit me marrien e materialit zgjedhor qendrat ishin hapur dhe votimi kishte filluar.