E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suedia me koalicionin u bashkohet trupave kunder Gadafit

Suedia i bashkohet koalicionit ndërkombëtar  në  misionin në Libi. Tre avionë luftarakë suedeze Jas Gripen u nisën nga baza e tyre  në afërsi të Ronebi në jug të Suedisë drejt Mesdheut. Me ta në Sardenjë do të bashkohen dhe 5 avionë të rinj.  Avionët luftarakë francezë ishin të parët e koalicionit që bombarduan Libinë . Tashmë komandën e operacioneve e ka marrë NATO-ja. Suedia nuk është anëtare e NATO-s dhe kjo është hera e parë që ajo merr pjesë në një mision të Kombeve të Bashkuara që prej  viteve ’60-të . Sipas kryeministrit, Fredrik Reinfeld misioni do të zgjasë 90 ditë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›