AKR shqyrtonshkëputjen ngakoalicioni me PDK-në
PRISHTINE- Aleanca Kosova e Re (AKR) njoftoi ne orët e vona të mbrëmjes se djeshme se pas konsultave te shumta brenda partisë si dhe me partnerët e Koalicionit për Kosovë të Re, ka shqyrtuar hollësisht mundësinë e shkeputjes së Koalicionit Qeverisës me PDK-në.
Në njoftim thuhet se zyrtarë të lartë të AKR-së dhe Koalicionit për Kosovë të Re, njëzërit janë pajtuar për të shqyrtuar seriozisht mundësinë e shkëputjes se menjëhershme të Koalicionit Qeverisës, informon sot atsh. Qendrimi për shkeputje të koalicionit qeverisës vjen si pasoje e zhvillimeve të fundit politike në vend.
AKR në kuader të Koalicionit për Kosovë të Re, gjatë këtyre konsultave, eshte shprehur e gatshme të nderprese kontraten e Koalicionit Qeverisës nese kjo kontratë nuk do të permbushet në tërësin e saj. "Konsultat po vazhdojnë dhe do të intensifikohen në orët e para të mengjesit në një takim të Kryesisë së AKR-së dhe Koalicionit për Kosovë të Re ku do të vendoset për hapat e mëtejshem lidhur me shkëputjen e Koalicionin Qeverisës me PDK-në", theksohet në njoftim.
Mbrëmë nga Presidenca u njoftua se sot në orën 09.00 do te bëhet dorëzim-pranimi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, duke u rikthyer në krye të shtetit Jakup Krasniqi.
Sipas njoftimit të dhënë mbrëmë nga Presidenca kosovare, "pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Dr.Jakup Krasniqi merr postin e Ushtruesit të Detyrës së Presidentit të Kosovës. Nesër në Kabinetin e Presidentit do të organizohet ceremonia e dorëzimit të detyrës nga presidenti i deritashëm, z.Behgjet Pacolli dhe pranimi i saj nga ana e z.Krasniqi".
Por, më vonë u dha një njoftim tjetër, ku thuhet se "me kërkesë të presidentit të deritashëm, z. Behgjet Pacolli, për shkaqe objektive, dorëzim-pranimi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës nga z.Behgjet Pacolli te kryetari i Kuvendit, njëkohësisht Ushtrues i Detyrës së Presidentit, z.Jakup Krasniqi, nuk do bëhet ditën e shtunë, datë 2 prill, siç ishte planifikuar, por do të bëhet të hënën, datë 4 prill 2011, në orën 10:00, në Kabinetin e Presidentit".
Behgjet Pacolli ka dhene dorëheqjen nga posti i Presidentit të AKR-së pas votimit në Kuvend për të si president i Kosovës.
(s.g/BalkanWeb)