E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: Do të respektohet100 % marrëveshjaPDK-LDK-AKR

PRISHTINE- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi deklaron se kabineti qeveritar do të kompletohet së shpejti, por pa dhënë një datë të saktë. Ndërsa ka shprehur garancinë se marreveshja e nënshkruar PDK- LDK- AKR do të respektohet qindpërqind.

Sa i përket ndarjes së posteve me partnerin qeverisës, AKR-në, Kuçi ka thënë se është çështje që do të negociohet.

Ai ka folur edhe për kompetencat që u takojnë gjashtë zëvendëskryeministrave duke thënë se me miratimin e rregullores janë të ndara edhe kompetencat e tyre. Duke iu referuar rezultateve preliminare të hetimeve të Dick Martit, të cilat pritet të dalin së shpejti Kuçi ka thënë se nuk i frikësohen të vërtetës.

Këto komente Kuçi i ka bërë pas takimit që ka pasur me kryetarin e Akademisë të Noterisë Evropiane dhe me Mehdi Deharin, kryetar i Komisionit të Noterisë së Kosovës.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›