E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

AKSK: 224 raportime për raste të bullizmit kibernetik dhe mashtrimeve online në vitin 2024

TIRANË, 14 shkurt/ATSH/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike mori pjesë në Forumin e 10-të Kombëtar kundër bullizmit dhe gjuhës së urrejtjes në hapësirën kibernetike, ku prezantoi të dhëna dhe analiza mbi sigurinë kibernetike dhe sfidat e mjedisit digjital.

AKSK bëri të ditur se 224 raportime u regjistruan gjatë vitit 2024 përmes platformës “Raporto” në aksk.gov.al, duke përfshirë raste të bullizmit kibernetik, gjuhës së urrejtjes, mashtrimeve online dhe rasteve të tjera të ndryshme.

AKSK theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe edukimit digjital, si dhe forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve për të krijuar një hapësirë më të sigurt për të gjithë përdoruesit e sidomos për fëmijët dhe të rinjtë.

“Raportimi është një hap i rëndësishëm drejt një interneti më të sigurt! Çdo përdorues mund të kontribuojë duke denoncuar sjelljet e rrezikshme dhe duke ndihmuar në krijimin e një mjedisi digjital të mbrojtur dhe të përgjegjshëm”, thuhet në një njoftim për shtyp të AKSK-së.

1 nga 9

/m.m/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›