E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKT mbush 15 vjet

Shtepia teatrore-filmike AKT drejtuar nga aktori e regjisori shetites Mentor Zymberaj festoi 15-vjetorin e themelimit dhe veprimtarise. Ne kete pervjetor shfaqja Aktori ne kuti eshte shpallur si me e mira rishfaqur mbreme ne Teatrin Dodona. Aktori ne kuti shkruar dhe vene ne skene nga Zymberaj ka sensibilizuar logjiken e aktorit sot pse nevojitet jeta koha ne te cilen jeton te deshmohet. Nga ky shqetesim artistik Zymberaj vjen ne kete 15 vjetor me domethenien e artistit te kohes. Dikur nje teater epik i cili qe themeluar ne vitin 1994 dhe qe deri ne vitin 1997 funksionoi si teater shetites profesional ne vazhdimesi i kontribuoi artit dhe kultures sone. Kjo derisa nuk u krijua Shtepia Teatrore Filmike AKT e cila e vazhdoi rrugen e nisur. Sot AKT kremton 15- vjetorin e themelimit duke sjelle nje kronologji te krijimeve artistike respektivisht te gjithe punes se bere ne vitet pas themelimit te AKT.

Sipas themeluesit te AKT aktorit Mentor Zymberaj njera nga idete kryesore qe e nxiti themelimin e kesaj hapesire artistike erdhi me qellimin qe tiu jepet sa me shume hapesire temave tona autoktone. Mu duk se nese themelojme edhe dicka tonen do ta bejme edhe nje shtepi edhe nje teater apo cfaredo qofte tjeter te ngjashme dhe pastaj do te kemi edhe nje hapesire me te madhe per ta thene mendimin tone si krijues - thekson Zymberaj.

Zymberaj shton edhe ate se ngushtimi i hapesires artistike qe ishte krijuar asokohe natyrisht gjithmone duke iu referuar fillimit te viteve te 90ta ka ndikuar shume edhe ne dhenien e hapesires se mbetur temave qe kryesisht e preokuponin shoqerine kosovare. Kjo duket te kete pasur sukses ngaqe te gjitha temat e projekteve te realizuara nga AKT ne fakt jane tema qe i nderlidhen ngushte me problemet shoqerore. Sipas Zymberajt nuk ka qene aq e lehte te realizosh gjithe keto krijime me aq pak ndihme. Si radhoje mundesite ishin shume te vogla per te paguar qofte per nje tekst regji apo edhe per loje aktoriale. Prandaj Zymberaj thekson se kjo ishte nje prej arsyeve kryesore qe ai vete shpeshhere shfaqej si tekstshkrues si regjisor por edhe si aktor.

Kemi investuar ne artin dhe kulturen tone me aq mundesi sa kishim me aq hapesire sa kishim dhe ne cdo vend ku mundim. Pra nuk puna e as realizimi i projekteve eshte ndalur madje as atehere kur nuk kemi pasur mjete thote Zymberaj. Ndryshe AKT njihet per bashkepunime te shumta qofte me nxenesit e Shkolles se Artit me studentet e Fakultetit te Artit apo edhe me gjeneratat paksa me te vjetra. Ne kuader te kesaj shtepie krijuese funksionon edhe grupi i aktoreve te rinj aktoret e rinj profesionale - i cili ka realizuar tri shfaqje profesionale por edhe Kursi Profesional i Aktrimit pjese e te cilit jane dhe mund te jene te gjitha grupmoshat. Nderkaq me rastin e shenimit te 15-vjetorit do te themelohet edhe STUDIO AKT qe do te jete pjese e AKT PRODUCTION gjegjesisht e Shtepise Teatrore Filmike AKT. Po ashtu me rastin e shenimit te dhjete vjetorit te saj shfaqja Nata e fundit ne Goliotok eshte shpallur si shfaqja me e mire e ketyre viteve te punes se AKT nderkohe qe si shfaqja me e mire sivjet u shpall monodrama Aktori ne kuti me tekst regji dhe aktrim te Mentor Zymberajt. Kjo mmonodrame do te shfaqet te enjten per te shenuar keshtu 15-vjetorin e ekzistimit te AKT. Shfaqja jepet ne Teatrin Dodona me fillim nga ora 1930. Kjo shfaqje ka qene pjese e shume festivaleve dhe disa here ka qene fituese e cmimeve kombetare dhe nderkombetare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›