E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet Qendra Memoriale e Holokaustit te hebrenjve te Maqedonise

Me kendime fetare Kadish dhe El Rahamim te kenduar nga rabinet dhe me nderime te larta ushtarake ne lagjen e vjeter te hebrenjve ne Shkup u hap Qendra Memoriale e Holokaustit ndaj Hebrenjve nga Maqedonia. Ne mars te vitit 1943 7200 hebrenj nga Maqedonia u deportuan ne kampin e perqendrimit Treblinka prej nga ku nuk u kthyen me. Hiri i tyre nga e enjtja 10.03 do te qendroje ne qendren memoriale ne Shkup.

Hebrenjte nga Maqedonia nuk ishin ardhacake

Mesimet qe nxorrem nga Holokausti jane te rendesishme edhe ne ditet e sotme. Ideologjia fanatike nuk mund te luftohet me indiference perendimi duhet te mesoje nga e kaluara dhe duhet te tregoje vendosmeri per kercenimet bashkekohore ka theksuar zevendeskryeministri i Israelit Moshe Jallon. Hebrenjte nga Maqedonia nuk ishin ardhacake ne kete vend ata jetonin ne shtepite ku linden por me dhune u deportuan ne kampet naziste per te mos u kthyer te gjalle ne vendlindjen e tyre. Por ja qe historia ndryshon trupi i tyre tani do te prehet ne vendlindjen e tyre ka thene Moshe Jallon.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Moshe Jallon zevendeskryeministri i Israelit

Gruevski Qendra kthim i borxhit moral

Kryeministri i Maqedonise Nikolla Gruevski ka theksuar se hapja e Qendres Memoriale te Holokaustit ndaj hebrenjve te Maqedonise eshte kthim i nje borxhi moral per shoket fqinjet dhe bashkeqytetaret qe me dhune u deportuan nga Maqedonia. Kjo qender memoriale eshte shprehje e besimit te thelle se me pune dhe vepra mund te kontribuosh per nje satisfaksion moral per fitoren e se mires ndaj te se keqes eshte shprehur Nikolla Gruevski.

Rabini Endrju Bejker ka folur per rendesine e hapjes se qendres jo vetem per hebrenjte nga Ballkani por edhe me gjere ne rajon. Ne kete qender do ti shohim fytyrat do ti perkujtojme emrat do te njihemi me tregimet e tyre te hebrenjve te deportuar jeta e te cileve ndryshoi kahun e historise.

Bildunterschrift Pamje nga qendra perkujtimore

Ne ceremonine e hapjes se Qendrqs Memoriale te Holokaustit ne Maqedoni ishin te pranishem edhe presidenti i Shqiperise Bamir Topi ai i Malit te Zi Filip Vujanovic dhe deputete nga Kneseti Izraelit. Qendra Memoriale e Holokaustit te hebrenjve nga Maqedonia eshte e katerta e ketij lloji krahas atyre ne Jerusalem Uashington dhe Berlin.

Autor Fatos Musliu

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›