Apel gjykata le ne burg pa afat gardistin Agim Llupo

Avokati kerkon riekspertim te predhes ne trupin e Ziver Veizit. Gjokutaj Vrasja ka ndodhur nga nje plumb rikoshet
Gjykata e Apelit la ne burg gardistin Agim Llupo akuzuar per vrasjen e shtetasit Ziver Veizi nga Gjirokastra. Gjate seances avokati Genc Gjokutaj ka kerkuar nga gjykata te urdheroje berjen e ekspertizes balistike te predhes qe eshte gjetur ne trupin e te ndjerit Veizi me pretendimin se vdekja e tij ka ardhur nga plumb rikoshiet. Ashtu si dhe ne seancen e pare avokati i gardistit Llupo kerkoi nje mase me te bute per klientin e tij duke deklaruar se gjithcka ka ardhur nga nje plumb rikoshiet dhe jo se 47-vjecari ka dashur te qelloje mbi demonstruesin nga Gjirokastra. Sipas avokatit klienti i tij ka qelluar ne ajer. Para mbrojtjes se avokatit Gjokutaj dhe kerkeses per riekspertim te predhes ka folur prokurori i ceshtjes i cili ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes rolin e te akuzuarit ne kete ngjarje cfare ai ka deklaruar ne interes te hetimeve si dhe provat qe cuan akuzen ne emrin e tij per njeren nga vrasjet e 21 janarit. Pas kerkeses se prokurorit per caktimin e mases Arrest me burg per akuzen e Vrasjes ne rrethana cilesuese ne bashkepunim dhe kerkeses se avokatit per nje mase me te bute gjykata la ne fuqi vendimin e kolegeve te Shkalles se Pare duke caktuar masen Arrest ne burg per personin nen hetim Agim Llupo. Arrestimi i njerit prej ushtarakeve te Gardes se Republikes eshte bere pas daljes se ekspertizes balistike e cila percaktonte se plumbi qe vrau gjirokastritin Ziver Veizi kishte dale nga arma e perdorur nga Agim Llupo. Menjehere nga organi i akuzes iu kerkua policise zbatimi i mases se ndalimit dhe disa jave me pare eshte bere arrestimi i tij. Gardisti Llupo eshte i vetmi nga Garda e Republikes ne qelite e burgut pasi koleget e tij jane liruar me vendim te Gjykates se Apelit apo dhe te Tiranes me arsyetimin e provat jane te pamjaftueshme qe ti mbajne ne burg ndersa nuk provohet se nga armet e tyre jane qelluar tri viktimat e tjera. Vetem nje jave me pare gjykata e Apelit ka urdheruar lirimin e menjehershem te tre gardisteve me te fundit te vene ne pranga perkatesisht Gazmend Ahmetaj Sadik Cela dhe Mark Nikolli ndersa me pare Gjykata e Tiranes kishte liruar po per mungese provash kolegun e tyre Alfred Ahmetcenaj. Ndersa po nje jave me pare ka rezultuar nga ekspertiza balistike se demonstruesi Faik Myrtaj nuk eshte qelluar nga armet e gardes.