E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia vendi i rajonit ku jepet me se shumti ryshfet

Ne biseda te perditshme te qytetareve jane te zakonshme pyetjet dhe pergjigjet lidhur me ryshfetin qe ata dhane ne spital gjykate universitet apo tek zyrat e tatimeve. Sondazhi ne fjale nuk ben gje tjeter vecse shpreh me gjuhen e sakte te shifrave praktiken e ryshfetit te kthyer per fat te keq ne nje tipar te shoqerise se sotme ne Shqiperi. Gledis Gjipali drejtor Ekzekutiv i Levizjes Europiane ne Shqiperi partnere e GALLUP-it ne sondazhin rajonal per perhapjen e dukurise se ryshfetit thote per programin shqip te DW-se se nga 49 e qytetareve te intervistuar ne Shqiperi thane se japin ryshfet per te marre sherbime ne sektorin publik. Kjo shifer eshte pothuajse dy here me e larte se ne vendet e tjera te rajonit Sipas sondazhit niveli i dhenies se ryshfetit ne B-H eshte 18 ne Maqedoni 13 ne Mali te Zi dhe ne Serbia 12 ne Kroaci 10 dhe ne Kosove 9. thote Gledis Gjipali.

Mjekesia dhe drejtesia - sektoret ku dominon me shume ryshfeti.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gledis Gjipali drejtor Ekzekutiv i Levizjes Europiane ne Shqiperi

Ne sondazhin e GALLUP-it disa sektore rezultojne te jene me tipiket per dhenien e ryshfetit ne kembim te marrjes se sherbimit.

Ne vend te pare per marrje te ryshfetit jane sherbimet mjekesore 645 e te intervistuarve kane thene qe kane paguar ryshfet per te marre nje sherbim mjekesor ne vend te dyte vjen gjyqeesori me pas sistemi i taksave policia sektori publik i marrjes se licensave dhe ne fund vjen hipoteka doganat dhe sistemki arsimor thote Z. Gjipali.

Ryshfeti- pasoje e mungeses se nje legjislacioni te plote

Nje kombinim rrethanash sociale ekonomike kulturore dhe psikologjike e kane bere ne Shqiperi dhenien e ryshfetit ne kembim te sherbimeve nga sektori publik nje dukuri zoteruese qe per fat te keq po fiton terren aq sa te duket si normale dhe e pashmangshme. Sociologu Kosta Bajraba me titull Profesor rrjeshton nje sere arsyesh pse praktika e dhenies dhe marrjes se ryshfetit vazhdon te fitoje terren.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Prof. Kosta Bajraba Sociolog

Ne krye te tyre qendron kalimi nga nje shoqeri e mbyllur dhe ekonomi e centralizuar ne nje shoqeri te hapur dhe ekonomi te tregut te lire. Ritmi shume i shpejte i kalimit nga gjithcka publike ne regjimin e kaluar ne private ka sjelle qe punonjesit ne sektorin publik pra shteteror te sillen me pasurine dhe te mirat publike sikur te jene private. Dua te them qe te sjellurit ne menyre private me publiken ka arsye ekonomike shoqerore kulturore politike madje edhe psikologjike thote Z.Bajraba.

Kombinimi i varferise papunesise me ndryshimet kulturore psikologjike te nje nje shoqerie ende ne tranzicion duken te kene shkaqet e kthimit te ryshfetit ne nje praktike pothuajse legjitime. Por ka nje element tjeter qe eshte shkaku kryesor i kesaj situate. Ajo qe i jep ryshfetit permasa dramatike ne Shqiperi eshte mungesa e nje legjislacioni te plote qe do ti pengonte nepunesit publike te silleshin me pasurine dhe te mirat publike ne menyre private. thote Kosta Bajraba.

Kultura e pandeshkueshmerise ne Shqiperi

Nderkohe edhe ato ligje qe ekzistojne ne Shqiperi here zbatohen dhe here jo. Kjo ka sjelle fenomenin e krijimit te nje kulture pandeshkueshmerie. Kultura e pandeshkueshmerise eshte bere ne Shqiperi dicka e hasur dendur. Askush nuk mban pergjegjesi nese nuk zbaton dhe shkel ligjin. Nepunesit ne sektoret publike duhet te edukohen dhe te detyrohen qe te zbatojne ligjin thote Z Bajraba.

Mekati i qytetareve ne lulezimin e kultures se ryshfetit ne Shqiperi

Por edhe qytetaret kane rolin e tyre ne lulezimin e praktikes se ryshfetit ne Shqiperi. do qytetar qe jep ryshfet per te marre sherbimet qe i nevojiten nga sektoret publike vepron si individ pa e konsideruar veten pjesetar aktiv te nje komunitetrit qe duhet te denoncoje dhe godase kete praktike. Per te dyja palet ata qe marrin dhe ata qe japin ryshfet ka nje fillim per tu thene ndal Ky eshte zbatimi me dore te hekurt zbatimi i pameshirshem i ligjit perfundon Kosta Bajraba.

Autor Ani Ruci

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›