E Shtunë, 31 Tetor 2026

Racizem ne Tirane debohen 45 familje rome e u digjen barakat

Ngjarja e pazakonte ka ndodhur para dy netesh ne barakat e romeve pas stacionit te trenit kur persona te paidentifikuar kane hyre te armatosur i kane debuar dhe kane djegur barakat e tyre

Nje ngjarje e rende dhe e pazakonte ka ndodhur dy net me pare ne kryeqytet kur rreth 45 familje romesh qe jetonin prej vitesh ne disa baraka pas stacionit te trenit jane debuar me force nga barakat e tyre te cilave u eshte vene zjarri. Sipas denoncimit te tyre personat e paidentifikuar kane qene te armatosur dhe kane shtene ne ajer nderkohe qe ata thone se nuk kane pasur perplasje te meparshme me banoret e tjere te zones.

Ngjarja

Ndodhia e paprecedente ka ndodhur dy dite me pare ne oret e para te mengjesit teksa familjet po flinin brenda barakave te tyre. Sipas burimeve rreth ores 2 te mengjesit te se merkures ne shtepite e tyre hyne me force persona te paidentifikuar e te armatosur te cilet pasi i keqtrajtuan dhe i debuan nga shtepite e tyre. Me pas ata dogjen barakat duke u lene ne mes te kater rrugeve.

Ate nate ne ishim ne gjume ata erdhen dhe u futen ne barake. Une u cova kur shoh tropojane me hekura dhe me arme. Tropojani me gjuajti me shkelma - tregon nje nga banoret e dhunuara. Erdhen ata djem dhe na rrahen e na dogjen berraken. Ne skemi pasur asnje sherr me pare - thote njeri prej banoreve i cili tashme eshte detyruar te vendoset ne periferi te kryeqytetit.

Reagimet

Shume nga familjet jane zhvendosur ne periferi te kryeqytetit ne zona te tjera te banuara nga rome ose kane migruar ne qytete te tjera te vendit si ne Elbasan ose Shkoder. Banoret thone se deri me tani ata jane lene ne meshire te fatit teksa askush nuk eshte kujdesur per situaten ne te cilen gjenden pervecse disa organizatave jofitimprurese shqiptare dhe te huaja qe kane si qellim integrimin e plote te romeve ne shoqerine shqiptare.

Por edhe ndihmat e premtuara nga keto organizata nuk kane mberritur ende duke i lene familjet pa shtepi dhe ne gjendje te veshtire ekonomike ne kerkim te nje strehe te re. Banoret e zones konfirmojne se ate nate kane degjuar krisma dhe se kane pare se si jane djegur barakat e familjeve rome qe jetonin ne kete zone si edhe shtojne se nuk kane pare nderhyrje per te shmangur kete debim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›