AK:Të shfyqizohen paditë ndaj dy akstivistëve në Maqedoni

Aleanca “Kuq e Zi” dënon me forcë dhe ashpër paditë penale të ngritura ndaj dy aktivistëve të saj në Maqedoni ndërsa ka kërkuar nga Gjykata e Tetovës shfyqizimin e tyre. Në një deklaratë për shtyp përfaqësues të aleancës i cilësojnë këto padi një kërcënim të hapur të dinjitetit tonë kombëtarë dhe lirive të shqiptarëve në Maqedoni të cilët nuk janë minoritet por janë komb që jetojnë në trojet e veta.
Sipas saj Gjykata Themelore të Tetovës duhet të merret me sloganet raciste të tifozave të ekipeve maqedonase të cilët kujtojmë se kanë thirrur: "Shqiptarët duhet të vdesin" dhe jo me aktivistët e Aleancës “Kuq e Zi”. “Dy aktivistët e Aleancës “Kuq e Zi” nuk kanë ndjellur urrejtje ndëretnike, por kanë respektuar simbolet e kombit shqiptar të cilit i përkasin, ndërkohë që tifozët e ekipeve të futbollit në Maqedoni kanë kanë kërcënuar hapur dhe në masë jetën e shqiptarëve të Maqedonisë duke i cilesuar ata të mirë nëse do të vdisnin” thekson AK-ja.
Gjithashtu aleanca shpreh mbështetjen ndaj të gjithë aktivistëve të saj në Maqedoni dhe i siguron ata se nuk do të rri duarkryq ndaj racizmit zyrtarë të shtetit ku jetojnë 800 mijë shqiptarë duke garantuar respektimin e të drejtave të njeriut në bazë të ligjeve ndërkombëtare në fuqi, si dhe duke kërkuar me forcë nga shteti shqiptar respektimin e Kushtetutës të Republikës e cila garanton mbrojtjen e shqiptarëve jashtë kufijve.
Aleanca i ka rikujtuar institucioneve përkatëse të Tiranës zyrtare që të reagojnë kundrejt këtyre akteve të shëmtuara dhe shoviniste të strukturave slave në rajon dhe të mbrojë me çdo kusht bashkëkombasit e saj në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë dhe Luginë të Preshevës.
“Aleanca Kuq e Zi për të disatën herë shpreh dëshpërimin e thellë dhe keqardhjen për politikën e gjunjëzuar të Tiranës zyrtare ndaj akteve të tilla të shëmtuara që po i bëhen kombit shqiptar në rajon, të cilëve po i ndalohet me ligje parlamentare, dhunë verbale policore dhe thirrje raciste maqedonase mbajtja e simboleve kombëtare kuqezi në një kohë kur në vendin tonë valviten pas asnjë problem në ballkonet e banesave të rezidenteve të përkohshëm flamujt e Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Greqisë” thekson AK-ja.
Rinor Slloga dhe Petrit Ibrahimi akuzohen për nxitje të urrejtjes ndëretnike pasi në 28 Nëntor të vitit 2011 vizatuan në një mur sloganin e Aleancës Kuqezi "Një gjuhë, një komb" në hyrje të Tetovës.