E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, policia: Zbuluam 10 kg heroinë të fshehur në kanabis

DURRES- Aksioni në portin e Durrësit, policia: Mes kanabist fshihej 10 kg heroinë

Policia e Durrësit ka dhënë sot detaje të tjera në lidhje me oeracionin antidrogë të zhvilluar ditën e djeshme në port.

Sipas bluve të qytetit bregdetar, brenda maunes ku u gjet kanabisi fshiheshin edhe 10 kg heroinë. Po sipas policisë, lënda narkotike e dyshuar heroinë po i nënshtrohet analizave përkatëse.

Dje u raportua se u kapën rreth 300 kg kanabis, ndërsa sot policia e Durrësit saktësoi se ishn rreth 200 kg, kanabis, por brenda maunes me targa gjermane fshihej edhe 10 kg heroinë. Po dje, policia e Durrësit ka ndaluar shtetasin Tushmir Lleshi 29 vjec, drejtuesi i kamionit ku u gjetën lëndët narkotike.

Nuk dihet origjina e drogës, ndërsa për destinacionin mendohet se ka qenë Gjermania, duke qënë se dhe targat e kamionit ishin gjermane.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›