“The Guardian”: Duhet të vizitoni Shqipërinë
09/01/2012 Prestigjiozja britanike
Turizmi shqiptar po zë gjithnjë e më shumë vend në faqet e shtypit britanik. Gazeta prestigjioze “The Guardian”, duke shkruar për destinacionet për pushime në vitin 2012, u rekomandon lexuesve përveç Parisit, Bazilikatës në Itali, Vjenës apo Guimaraeshit në Portugali edhe Butrintin në Shqipëri. Pasi njofton se nga fundi i marsit turistët britanikë mund të udhëtojnë dy herë në javë me linjën e njohur britanike low-cost “Easyjet” në Korfuz, “The Guardian” shkruan se ishulli grek përbën portën drejt Butrintit, vetëm pak kilometra përtej detit në bregdetin shqiptar. Një vend turistik tashmë pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, “The Guardian” shkruan se Butrinti është në zemër të parkut kombëtar dhe rrënojave të qytetit romak 2500-vjeçar, që siç e cilëson gazeta e madhe britanike, është një nga qendrat më të mëdha evropiane e më pak të vizituara arkeologjike, me një tempull të mrekullueshëm greko-romak. Gazeta jep edhe hollësitë e udhëtimit dhe oraret për turistët potencialë britanikë nga Korfuzi drejt Sarandës. Ndërkohe edhe në medie të tjera anglosaksone botohen sugjerime për destiancionet që duhen parë patjetër gjatë 2012 dhe mes tyre renditin rivierën shqiptare. Së fundmi, në Londer u zhvillua edhe panairin botëror të rurizimit, event që ka ndikimin e vet në promovimin e atraksioneve turistike të Shqipërisë, kësaj industrie vitale të ekonomisë. Por ato që mungojnë janë reklamat turistike qoftë në mediet vizive apo dhe metro apo në mjetet e transportit publik, siç bëjnë Mali i Zi, Turqia apo Kroacia, në një garë të ethshme për të konkurruar në një treg gjithnjë e më agresiv. Pa harruar hapjen linjave britnaike low-cost, pavarësisht specifikave që lidhen me marrëveshjet koncensionare për aeroportin e vetëm të Shqipërisë.
Sterlina e fortë dhe pasioni i njohur i pushuesve britanikë, aq më tepër në kushtet e krizës në vendet e eurozonës, duhet të jenë një arsye më shume për të synuar thithjen e këtij tregu masiv si ai britanik nga një i panjohur dhe pak i vizituar si Shqipëria.