E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Histori: 9 janar 1916 Fushata e Galipolit

Fushata e Galipolit, e njohur gjithashtu si Fushata e Dardaneleve, u zhvillua në siujdhesën e Galipolit në Perandorinë Osmane, Turqia e sotme, ndërmjet 25 prillit 1915 dhe 9 janarit 1916 gjatë Luftës së Parë Botërore. Britanikët dhe francezët në një operacion të përbashkët u organizuan për të kapur Kostandinopojën dhe për të siguruar një shteg detar për në Rusi. Përpjekja dështoi me humbje të mëdha nga të dyja palët. Fushata u konsiderua si një nga fitoret më të mëdha të turqve dhe një prej dështimeve më të mëdha të Aleatëve. Fushata e Galipolit pat ndikim të madh te të gjitha shtetet e përfshira. Në Turqi beteja shihet si moment përkufizues në historinë e popullit turk. Kjo përplasje shërbeu si bazë për luftën turke për pavarësi dhe themelet e republikës turke tetë vjet më vonë nën Mustafa Kemal Ataturkun, një prej komandantëve ushtarakë në Galipol. Fushata ishte beteja e parë e madhe, ndërmarrë nga ushtritë e Australisë dhe Zelandës së Re, dhe shpesh konsiderohet si pika e lindjes së ndërgjegjes kombëtare për të dy këto vende.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›