E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tetovë, AK:Tekstet, fyerje për indetitetin shqiptar

“Aleanca Kuq e Zi”, reagon në lidhje me tekstet shkollore nga Tetova. "Aleanca Kuq e Zi" ka reaguar sot për botimin e librit të historisë në Maqedoni, ku Ilirët cilësohen si kusarë, ndërsa shqiptarë nuk quhen pasardhës të tyre.

Aleanca insiston se ilirët nuk ishin kusarë dhe për këtë arsye, duhet që në mënyrë të shpejtë dhe efikase, Komisioni Nacional, të tejçojë dicka ndryshe, duke ndryshuar tekstet.

Dega e "Aleancës Kuq e Zi" në Maqedoni e cilësoi këtë ngjarje si provokim dhe kërkoi marrjen e përgjegjësive nga drejtuesit dhe historianët që kanë marrë përsipër shkrimin e fakteve. "Aleanca Kuq e Zi" kërkon që Komisioni Nacional i ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, duhet që “sa më shpejtë të përmirësojë gabimet e qëllimshme në këtë libër".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›