E Diel, 1 Nëntor 2026

AKU: Shqipëria nuk importon kastravecë nga BE-ja

AKU sqaron se ka në funksionim sistemin e njoftimit 48 orë përpara mbërritjes për çdo produkt ushqimor, që parashikohet të importohet.

“Përveç kësaj në pikat e kalimit kufitar stafi i inspektorëve është i trajnuar dhe kryen të gjithë veprimet për kontrollin e produkteve konform rregullave që kanë dhe vendet e BE. Kjo do të thotë se është shumë e vështirë, për mos të thënë e pamundur që produkte me probleme për sigurinë e konsumatorit të importohen”, thekson reagimi. AKU bën me dije se më tani nuk ka pasur asnjë rast të infektimit me bakterin E.Coli dhe ky institucion po merr të gjitha masat për parandalimin e këtij fenomeni.

Më tej thuhet se Shqipëria nuk importon kastravecë dhe sallatë jeshile nga vendet e Bashkimit e Evropian. “Institucioni në mënyrë të vazhdueshme është vigjilent dhe pararojë për sa i përket zbatimit të Kushteve të Përgjithshme dhe Specifike të Higjienës nga ana e operatorit të biznesit ushqimor, kryen inspektime në mënyrë konstante duke filluar që nga stabilimentet e prodhimit dhe përpunimit të qumështit, mishit, peshkut, frutave/perimeve, bukës e ujit e deri tek ushqimet për kafshë. Pra AKU ka marrë të gjitha masat e kontrollit në të gjitha stadet e zinxhirit ushqimor që nga prodhimi bujqësor në fermë, tek përpunimi, tregtimi dhe përgatitja e ushqimit tek stabilimentet tregtare”, vijon deklarata. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-31 08:56
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›