E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimi i ushqimeve do të dyfishohet deri në 2030

Deri në vitin 2030, të mirat kryesore do të rriten me 120 % deri në 180 %, paralajmëron organizata bamirëse sipas citimit të BBC-së.

Gjysma e rritjes së ushqimeve do të shkaktohet nga ndryshimet klimatike, parashikon Oxfam në raportin për një të ardhme më të mirë.

Oxfam i bën thirrje liderëve botërorë të rregullojë sistemin e tregjeve dhe të investojë me një fond në klimën globale.

“Sistemi i ushqimit duhet të riorganizohet në qoftë se duam të tejkalojmë sfidat gjithnjë e më të ngutshme të ndryshimit të klimës, spiralet e çmimeve të ushqimeve dhe mungesën e ujit, tokës e energjisë”, theksoi Barbara Stoking, drejtoreshë ekzekutive e Oxfamit.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-05-31 09:16
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›