E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Fjala për zgjedhjet u përket institucioneve

 Topi ishte sot në Vlorë ku mori pjesë në Manovrën Ushtarake Detare të NATO-s.

“Jemi në pritje të vendimit të institucioneve të ligjit, ato duhet të flasin duke pasur në konsideratë statusin e tyre ligjore dhe moral”,  tha Topi.

Në këtë stërvitje ushtarake detare, me emrin e koduar “Luani i Albionit” ku janë të përfshira anije britanike dhe holandeze, Presidenti Topi u shoqërua nga Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Fiona Mekuilam, Ambasadori i Mbretërisë së Holandës Kornelis Van den Dol, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, Admirali i Forcave Detare Kudret Çela, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Maksim Malaj, deputeti dhe anëtari i Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes, Ilir Gjoni, atasheu ushtarak britanik, Koloneli Bob Barns, si dhe nga anëtarë të Kabinetit të Presidentit. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-30 16:15
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›