E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmi dokumentar Enver Hoxha ne Universitetin Polis

Historia e diktatorit që mbajti të izoluar për gati gjysmë shekulli shqiptarët, Enver Hoxha, iu prezantua studenteve të Universitetit “Polis” në Tiranë nëpërmjet dokumentarit të gazetarit, Blendi Fevziu. Realizim ky i një stafi profesionistësh të televizionit kombëtar Klan. 
Pas përfundimit të dokumentarit, gazetari Fevziu ka ndarë me studentët kujtime dhe mendime rreth diktaturës së Enver Hoxhës. Ai ka shuar kureshtjen e tyre duke shpjeguar momentet e ngjizjes së këtij filmi. 
Madje gazetari Fevziu ka zbuluar për ta edhe të tjera fakte interesante të zbuluara gjatë kohës kur hulumtonte për gjetjen e dokumentave e filmimeve të papublikuara më parë, mbi të cilat është bazuar dokumentari.
Njëkohësisht, Fevziu iu përgjigj pyetjeve të studentëve edhe për diegien e librit biografik, linjën e të cilit ndjek edhe ky film dokumentar.
Autori Fevziu ka zbuluar për studentët e “Polis” se hulumtimi i tij për diktatorin Hoxha nuk përfundon me filmin dokumentar. Stafi i tij po punon për të gjetur dëshmitarë të kohës, pjesëmarrës në varrimin e diktatorit Hoxha, të shfaqura për herë të parë në këtë film, për të mësuar më shumë rreth ngjarjes. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›