E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Guvernatori Gent Sejko thirrje bankave: Mbështesni me financim Agrobiznesin dhe Turizmin

Banka e Shqipërisë vlerëson se Agrobiznesi dhe Turizmi janë dy nga sektorët me më shumë potencial në zhvillimin e ekonomisë shqiptare.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko i kërkoi bankave të nivelit të dytë të rrisin financimin e agrobiznesit dhe turizmit, si dy fusha me potencial të lartë në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare.

“Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për vështirësitë që ka financimi i kompanive në fushën e agrobiznesit dhe të turizmit, të cilat, në pjesën dërrmuese janë të organizuara si sipërmarrje të vogla dhe të mesme. Unë e kam thënë edhe më parë se çdo përpjekje për të rritur aksesin në financim duhet parë si një mundësi e përbashkët për rritje, si nga sektori real, ashtu edhe nga industria bankare. Prandaj, do të vazhdoj të inkurajoj industrinë bankare për një angazhim më të madh, por të kujdesshëm, tek sektorët potencialë të vendit.,“tha Sejko.

Në të njëjtën frymë por më e drejtëpërdrejtë ishtë dhe ministrja e turizmit Mirela Kumbaro.

Këto deklarata u bënë gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes së huasë 180 milionë euro nga BERZH për mbështetjen e Agrobiznesit dhe Turizmit. Nga viti 2016 kur nisi ky program financimi nga BERZH kanë përfituar kredi më shumë se 6,100 ndërmarrje të vogla e të mesme në fushën e agrobiznesit.

/rtsh/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›