Rritja e çmimeve nga 15-25% ndikon direkt në shpenzimet familjare

Rritja e çmimeve ka ndikuar direkt në xhepat e qytetarëve të cilët për Radio Televizionin Shqiptar shprehen se janë bërë të papërballueshme.
Nga një vëzhgim i bërë në disa markete në kryeqytet vërehet se çmimet kanë pësuar rritje nga 20 deri ne 30 % dhe vetëm 4 artikujt e vendosur nga bordi ruajnë vlerën e caktuar.
Nëse listës së ushqimeve i shtohen edhe kostot e artikujve të higjienës dhe pastrimit vlera e një familje me 4 persona shtohet.
Gjithashtu për një kosto normale jetese duhet të shtohet edhe transporti urban ku për 4 persona duhen të paktën 3 mijë e 200 lekë në muaj aq sa është edhe vlera e 2 aboneve të përgjithshme.
Ndërkohë që një familje me 4 persona ka kosto mujore edhe pagesën e shërbimeve të internetit dhe telefonisë celulare të cilat arrijnë të paktën në 5000 mijë lekë në muaj.
Nëse do të llogarisim koston tek një familje, faturat e energjisë dhe ajo e ujit shkojnë mesatarisht të dyja së bashku 10 mijë lekë në muaj .
Me një llogaritje të thjeshtë ku nuk janë përfshirë qiraja, argëtimi apo pushimet, një familje me 4 persona ka një kosto jetese prej 90 mijë deri në 100 mijë lekë në muaj./rtsh/