Rama: Të zgjerojmë hartën e eksporteve “Made in Albania” drejt vendeve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës

Qeveria po punon mbi një plan promovimi për produktet bujqësore në mënyrë që të zgjerojë hartën e eksporteve “Made in Albania” drejt vendeve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës.
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, vizitoi të shtunën mes punimeve të Kongresit të PS-së, panairin e Bujqësisë në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë.
“Katalog me produktet shqiptare. Shoqëruar me një plan për ti shtrirë në disa tregje që janë interesante por skemi ende akses, lindje e mesme dhe afrikë. Do ti promovojmë “, tha Rama.
Pamjet e Panairit të Bujqësisë që u mbajt në të njëjtën ditë më kongresin, kryeministri zgjodhi ti ndantë këtë të diel duke shkruar në rrjete sociale:
“Ishte kënaqësi e veçantë dalja për disa minuta nga salla e Kongresit, për të takuar vetëm disa prej liderëve të zhvillimit bujqësor, të cilët i kam njohur personalisht në rrugën e Rilindjes së Bujqësisë, burra, gra, djem e vajza, që falë edhe mbështetjes nga qeveria, rrisin prodhimet, eksportet, fitimet e tyre të mundimshme, larg nga mediat e nga qyteti, nga rrëmuja e rrëmeti”, shkruan Rama.