Licenca Meta paralajmeron CEZ-in
Kur palet nuk kane nisur ende zyrtarisht negociatat per cmimet e reja te energjise elektrike zevendeskryeministri dhe ministri i Ekonomise dhe Tregtise Ilir Meta deklaron se ne tregun e furnizimit me drita nuk do te jete vetem CEZ kompania ceke qe menaxhon OSSH-se. Deklarata e ministrit vjen si presion ndaj CEZ-it ne momentin kur kompania ka kerkuar rritje te cmimit me rreth 12 per qind. Liberalizimi i tregut te furnizimit me energji elektrike nuk ishte diskutuar me pare nga qeveria shqiptare duke u mjaftuar me qendrime spontane dhe vetem ne rastet kur Autoritetit te Konkurrences i eshte dashur te merrte vendime.
Ne konferencen e zhvilluar dje ne kuader te 15-vjetorit te Entit Rregullator te Energjise ERE ministri Meta dhe shefi i CEZ Shperndarja Hajsek u perballen serish me deklarata te forta lidhur me procesin. Ne qofte se sot kemi nje situate monopol kur kemi vetem nje operator ne shperndarje absolutisht qe ligji nuk na pengon por do te bejme te gjitha perpjekjet tona qe te fusim edhe operatore te tjere ne menyre qe te kete me shume konkurrence dhe per te mbrojtur konsumatoret tha kreu i Energjetikes ne vend. Meta ka ftuar edhe opoziten qe te bashkepunoje ne hartimin e platformave te duhura dhe gjetjen e operatoreve te tjere ne fushen e shperndarjes. Ministri vlereson punen e kompanise ceke por nga njera ane nuk nguroi te paraqiste probleme me sektorin e furnizimit duke dhene shembullin e qytetit te Lezhes qe perballej me mungesa te theksuara te energjise pavaresisht situates pozitive ne sistem.
Nuk ka munguar reagimi i CEZ-it i cili me nje deklarate per mediat shprehet dakord ne parim per liberalizimin e tregut te energjise elektrike.
CEZ Shperndarje mbeshtet te gjitha proceset qe Shqiperia po ndermerr per integrimin e saj ne Bashkimin Europian ku tregu i energjise eshte totalisht i liberalizuar. Ne mbeshtesim liberalizimin e plote te tregut te energjise ne Shqiperi ku shperndarja eshte vetem nje prej elementeve te tyre. Ne jemi gati te bashkepunojme me qeverine shqiptare dhe te gjitha grupet e interesuara gjate ketij procesi deklaroi kompania. Gjithsesi ne konferencen e zhvilluar dje shefi i saj Josef Hajsek deklaroi se planet e OSSH-se per vitet ardhshme jane ambicioze me nivel te larte investimi rreth 100 milione euro etj.
Duket se sa me shume afron periudha e vendimmarrjes per tarifat e reja te energjise elektrike aq me teper tensionohet situata mes paleve. Kujtojme deklaraten e Entit Rregullator se nuk do te miratonte propozimin e CEZ-it per heqjen e dy blloqeve te konsumit pasi vendos ne veshtiresi konsumatoret. Aktualisht cmimi i dritave eshte 7.7 leke per kilovat deri ne konsum 300 kilovate dhe mbi kete sasi aplikohet cmimi 13.5 leke.
Enti Rregullator i Energjise me rastin e 15-vjetorit te krijimit si institucion zhvilloi nje konference te gjere mbi tregun e energjise ne vend dhe sfidat qe shtron ky treg. Kryetari i ERE-s Bujar Nepravishta ne fjalen e tij vuri theksin tek reformat qe jane ndermarre per te liberalizuar tregun e energjise dhe per ta shnderruar ate ne nje treg eficient. Sipas zotit Nepravishta serish shtrohen perpara nje sere reformash te tjera per te rritur poziten energjetike te Shqiperise ne rajon. Pervec investimeve ne burimet e reja energjetike nje nga masat e tjera te domosdoshme per tu marre ne kete drejtim sipas kreut te ERE-s eshte edhe integrimi i tregut te energjise me ate te Kosoves.