E Diel, 1 Nëntor 2026

Doganat realizojne te ardhurat me 106 perqind

Administrata Doganore arrin te realizoje te ardhurat me 106 perqind per muajin shtator. Disa muaj me radhe ky institucion ka arritur qe te realizoje planin e te ardhurave duke dhenee ndikime direkte edhe ne ekonomine tone. Ne nje komunikate per shtyp ky institucion percakton se per kete muaj jane arketuaar 11.71 mld leke nga 11.04 mld te planifikuara duke realizuar planin e te ardhurave ne masen 106 ose me nje tejkalim prej 665 milione leke.

Ne krahasim me nje vit me pare jane arketuar 13 perqind te ardhura me shume se ne vitin 2009. Gjithashtu nje rritje ne vlere dhe ne sasi kane pesuar edhe eksportet me rreth 54.9 perqind me shume. Te gjitha keto te dhena tregojne se performanca ekonomike e vendit tone per muajin shtator ka qene duke ecur pozitivisht.

Eksportet kane pesuar nje rritje ne vlere dhe ne sasi dhe kjo tregon se edhe vendet e Europes po e tejkalojne krizen . Kjo tregohet edhe ne faktin se duke qene se vendi yne shkembimet tregtare i realizon kryesisht me vendet e Eurozones. Nje tjeter fakt pozitiv ne keto te dhena eshte edhe rritja e prodhimit vendas i cili tashme ploteson nje pjese te mire te nevojave ne vendin tone dhe pjesa tjeter mbetet per tregjet e huaja.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›