E Diel, 1 Nëntor 2026

Stabiliteti kerkon statistika te besueshme

/ /

Garantimi i stabilitetit financiar te nje vendi ka nevoje per statistika te plota te besueshme dhe te servirura ne kohen e duhur. Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani vlereson se kjo eshte edhe nje nga sfidat me te cilat eshte perballur Banka e Shqiperise ne vleresimin dhe mbikeqyrjen qe ajo i ben tregut financiar. Deklaraten guvernatori e beri dy dite me pare nga Kosova ku mori pjese ne prezantimin e Raportit te pare te Stabilitetit Financiar te Bankes Qendrore te Kosoves. Nga ana tjeter Fullani ka theksuar se ekzistojne edhe nje sere aspektesh te tjera te cilat luajne rol kryesor ne ruajtjen e stabilitetit financiar. Sipas tij eshte e domosdoshme qe te vendoset nje komunikim sa me i mire midis departamenteve te ndryshme ne Banken Qendrore si dhe me institucione te tjera qe mund te kene rol ne monitorimin e tregut financiar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›